Këshilla/Blog

01.02.2019

Pershendetje! Para disa muaj degjova disa njerez qe qanin dike qe kishte vdekur , sikunder kam humbur babain tim e perjetova shum keq ate moment , filluan te me binin djers , zemra me rrihte shum shpejt kisha shtrengim ne fyt e ne kraharor , nuk e dija cfar po me ndodhte , fillova te mendoj se do te cmendeshaa

  1. Ankthi says:

    Edhe une jam njejt si ti ka gati se 7 muaj , eshte shume keq edhe njejt si ti kam pasur shtrengimr ne fyt e shum simptoma te tjera , por mundohu me tejkalu vet me luftu vet ,mua disa dit me kalon por me rikthehet perseri por jam msu tash me . zoti na rujt prej krejt t kqijave In Shaa Allah

  2. Artan says:

    Pershendetje te nderuar/a
    Nese keni mundesi te me jepni ndonje kontakt shum kam nevoj te flas me dike qe esht ne te njeten gjendje.
    Me mirkuptim
    E inshallah na kalon sa me shpejt.

  3. Dr. Elisa Berdica says:

    Pershendetje e dashur,
    Faleminderit qe na shkruan. E kuptoj qe kjo ndodhi ka shkaktuar nje rizgjim te traumes qe ke perjetuar kur ke humbur babain. A mund te pyes sa kohe ka kaluar qe atehere? Normalisht humbja e nje prindi eshte nje event i rendesishem ne jeten e te gjitheve ne. Domethenia e ketij eventi shkon mbrapsht ne rrenjet tona e ne ate qe i jep kuptim qenies sone. Pra burimi i jetes sone nuk ekziston me, dhe psikologjikisht kjo ndikon menyren se si e shohim veten tone. Prandaj perveç zisë qe perjetojme kur humbasim nje person te dashur, ka nje kuptim me te thelle kur vjen puna te prinderit.
    Kur humbasim dike, ka disa faza te zise qe duhet t’i kalojme. Fillimisht eshte refuzimi i asaj qe ka ndodhur. Pra nuk jemi te pergatitur dhe per kete i themi vetes qe ‚jo nuk eshte e vertete, kjo nuk ka ndodhur‘. Faza e dyte eshte zemerimi, ku pasi e kemi kuptuar qe ne fakt kjo eshte e vertete, provojme emocione e ndjenja te forta zemerimi. Me pas vazhdohet me faza depresive e deri qe e kemi pranuar teresisht ate qe ka ndodhur. Me siguri ti i ke kaluar keto faza (prandaj te pyeta sa kohe ka qe nga humbja e babait).
    Ne momentin qe ke degjuar njerezit duke qare dike qe ka vdekur, ke perjetuar serish ato emocione qe ke perjetuar atehere dhe eshte teresisht normale qe ke reaguar ne ate menyre. Si e theksova me siper, eshte nje traume per ty qe eshte rikthyer, dhe mund te ndodhe serish ne te ardhmen.
    Une do te te keshilloja qe thjesht ti pranosh keto emocione ashtu si jane. Mos u shqeteso sepse keto mendime nuk do te te shoqerojne gjithe jeten. Pranoji tani si dicka normale, jeto me to, vazhdo jeten normale dhe do te zhduken me kalimin e kohes. Ne cdo moment duhet te mesojme dicka prej merzise. Ne rastin tend po meson qe babai yt ka shume rendesi per ty, e qe ndjenjat negative shkojne e vijne e ne na duhet te ecim perpara.

    Shpresoj te ndihesh me mire se shpejti.
    Te pershendes,
    Elisa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV