03.03.2019
Pershendetje dua te ndaj nje shqetesim qe ka 6 vjet qe me ka ndryshuar jeten komplet dhe me ka veshtiresuar cdo gje.Po e nis gjithcka nga fillimi para 6 vjeteve kur ndodhi qe as sot nuk e di arsyen pse ndodhi..kam qen ne perfundim te gjimnazit dhe nje mbremje isha duke ndenjur ne telefon dhe me kap nje mpirie koke me kap paniku po mendoja se po cmendesha dhe kam ikur me urgjence ne spital.ate nate u qetsova u ktheva ne shpi por ne ditet ne vazhdim u shnderrova n nje tjetr njeri..nuk mundja ta hiqja nga mendja ate qe ndodhi ..vazhdoja kisha atake paniku ..mendoja vetm per vdekjen ..mendoja per semundje nga me te ndryshmet ne koke..fillova t kisha probleme dhe me zemren..frymarrjen..pagjumsi te theksuar..bera shum vizita deri te skaneri kokes dhe cdo gje ishte ne regull..po ajo frik dhe ai ankth qe perjetova nuk me iku kurr..vazhdova ta kisha cdo dite pjesen me te madhe te dites dhe u mbylla shum ne vetvete..dhe gjith kto 6 vite nuk ja kam mundur tja dal dot dhe gjithmon mendoj mos mposhtem dhe perfundoj ne cmenduri gjeja qe me tremb me shume..gjat ksaj kohe nuk mund te them qe jam mbyllur komplet sepse kam punuar gjithmn ..kam dal gjithmon pavarsisht se asnjher i qete dhe gjithmon pothuajse gjaate gjith dites me ndjekin mendime negative..para 1 viti kam shkuar n dy psikologe me idene se mund te me ndihmonin per dicka..dhe nuk me ndihmuan per asgj sepse cdo gj e shikonin si biznes dhe nuk e benin punen me pasion dhe te kerkonin vertete te me ndihmonin..dhe krkonin sa me shume seanca pa asnje efekt..kam shkuar po ashtu tek nje psikiatre e cila me diagnostikoi me ankth obsesiv dhe me dha si ilac Fluoxetine Prozac per te cilin kam lexuar ne internet per cfare perdoret dhe efektet anesore qe ka ..dhe nuk kam pire asnjehere asnje kokerr..kam folur po ashtu pak me familjen dhe pak me te dashuren ..po gjithmone vetem per ankthin dhe jo shume gjera ne pergjithsi dhe me hollesi sepse e di qe pervec dikujt qe e vuan askush nuk te kupton..gjithsesi u mundova ta pershkruaj me pak fjale qe te kuptohet pak a shum si kam arrit deri ne situaten qe kam ..po ashtu gjat gjith ksaj kohe depersonalizimin dhe derealizmin i kam ndjere shume..kam kuptuar dhe dicka qe periudha fillimit te pranveres e perkeqeson shume gjendjen ..momentalisht ndodhem jashte shtetit me pune..dhe ndjehem vertete shume keq..nuk arri ta njoh vetem ..zerin im me duket i cuditshem ..vetja e cuditshme..njerzit e tjere me duken te cuditshem …kam frik sikur po i humbas ndjenjat per njerzit qe dua ..sikur po humbas kujtimet..me duket sikur mendimet dhe fjalet qe flas nuk jane te miat…ndjehem shum i ndare nga vetja..cdo moment dhe cdo sekond mendoj vec per veten per situaten qe jam dhe si mund te dal nga kjo gjendej..me duket sikur jam cmend qe mendoj vec rreth ktyre gjerave..perpiqem me gjith force ti largoj kto mendime po nuk mundem..me duket sikur skam me kontroll mbi mendjen time..jam shume i lodhur psikologjikisht ..ndodh nganjehere qe mund ti harroj per disa minuta pavarsisht se jo 100% ndjehem shum i lumtur dhe eshte gjeja qe i lutem me shum zotit te mundem ti largoj gjithmone dhe te jetoj nje jete normale si gjith njerzit..ti ndjej gjerat me shpirt ..ti shijoj gjerat ..te jem vertet njeri nurmal ..me falni se ndoshta u zgjata shume por eshte hera e pare qe shkruaj ne lidhje me kte gje dhe u mundova ta shpjegoj me hollesi pavarsisht se nuk mundem ta shpjegoj te gjithe..do kisha deshire nese esht dikush qe me kupton dhe mund te me jepte nje ndihme qe te dal nga kjo situate..dikush qe vertet po e vuan..dikush qe e ka vuajtur dhe ka dale nga kjo situate..ose nje psikolog qe vertet ka deshiren te me ndimoj ..shume faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe un e kam te nejtin Problem , qe 1 vjet amoo sidomos qe 1 muj shum keq , sa her qe bih ne shtrat me fjet kam shuuum Probleme Mendoj qe do t‘vdes menoj ne smundje t ndryshme , shuuum katastrof . Hala sjam kan tek mjeku Öse naj psikolog amo duhet patjeter me shkuuu Se pom shqetson shuum kjo situat
Kam 3 vite qe kam te njejten gje dhe te kuptoj shum mir ska gje me te keqe as kam pi ilace as gje ikam ber te gjitha vizitat me kan dalur mir. Evetmja gje esht te dalesh me shoqerin e mos ta mendosh fare se as kush ste kupton mundohu qe te besh aktifitet fizik se te ndihmon
Edhe un jam identik si puna jote e bosi po bej tre vjet keshtu sdi cfare te bej ,por nje gje te them kur del me shoqerine ose me njerezit e dashur kalon e di shume mire kete gje se po e vuaj vete dhe nje gje te them vetem nga artikulimi qe ke ber ti skke asnje gje vetem mundohu me u marr me pune dhe me heq mendjen nga mendimet e keqe dhe do e shofesh qe me kalimin e kohes pak nga pak behet permisim,ta dish qe po te flet nje njeri qe e vian vete ,ne nje fare menyre edhe ti me jep force mua qe edhe un nuk jam vetem por paska dhe te tjere ishalla zoti te lehteson dhimbjey gjithe te mirat
Pershendetje te nderuar, si mundem me kontaktu me naj njerin ju lutem me jepni nje kontakt.
Me mir kuptim zoti na ndihmoft.
Pershendetje,
Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje nga ekspertet.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem