Këshilla/Blog

26.03.2019

Pershendetje
Jam 22 vjec dhe kam kohe qe kam rene ne nje stres dhe akth qe duket sikur me mbyt! Nuk kam gjume,ndihem gjithmone i lodhur,me duket sikur ne cdo moment do me ndodhe dicka e keqe.
E kam drejtuar gishtin si fajtor te fakti qe ka kohe qe po perjetoj dhe probleme familjare qe vijne njera pas tjetres.
Me duket sikur ne cdo moment mund te me merret fryma apo sikur po me zien koka.
Nuk di cfare te mbaj qe te clirohem nga kjo gjendje.
Ju lutem me jepni nje pergjigje
Faleminderit!

  1. Ankthi says:

    Edhe un jam njejt si ti , shum e lodhshme kjo gjendje shpresoj te na kaloj gjithve

  2. Ermal Azisllari says:

    Pёrshёndetje dhe faleminderit qё keni zgjedhur tё ndani me ne shqetёsimin. Nga sa mё shkruani, kuptoj se keni kohё qё bashkёjetoni me njё gjёndje tё vazhdueshme ankthi. Problemet familjare qё kanё ardhur njёra pas tjetrёs mendoj se kanё ndikuar nё rёndimin dhe zgjatjen e kёsaj situate qё duket se ёshtё bёrё kronike. Gjithesesi, crregullimet e ankthit kanё tё bёjnё me mёnyrёn se si ne pёrballim (pёrmes mendimeve, emocioneve dhe veprimeve) vёshtirёsitё qё na shfaqen nё jetё. Ankthi vetё ёshtё nje reagim normal I trupit tonё ndaj njё situate rreziku, ndёrkohё qё zgjatja nё kohё tregon pёr vёshtirёsinё qё ti ke pёr tё vetё/rregulluar kёtё gjёndje. Kur kjo gjёndje zgjat ёshtё e nevjoshme tё kёrkohet ndihmё e specializuar tek psikologu ose psikiatri. Trajtimi me psikoterapi ёshtё zaskonisht I efektshёm pёr crregullimet e ankthit, por ka raste kur mund tё nevojitet dhe kombinimi me medikamente.

    Shpresoj tju kem ndihmuar sadopak me kёtё pёrgjigje.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV