27.03.2019
pershendetje me falni per pengesen vetem desha te ju pyes lidhur me agoraphobine se cilat jane simtomat kur e ke agorapohine dhe si mund te sherohet ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faleminderit për pyetjen!
Agorafobia është një formë ankthi që disa njerëz përjetojnë në vende apo situata, në të cilat ndiejnë se nuk mund të largohen dot ose se nuk do marrin dot ndihmë. Si rrjedhojë e këtij ankthi, ata i shmangin këto vende ose situata.
Shumë njerëz e zhvillojnë agorafobinë pasi kanë përjetuar një ose disa atake (sulme) paniku. Ata kanë frikë mos sulmi i panikut u përsëritet, prandaj ndodh shmangia.
Po çfarë është sulmi i panikut? Kur dikujt i ndodh një sulm paniku, ai përjeton një frikë të jashtëzakonshme, që arrin pikun brenda pak minutave dhe shoqërohet me simptoma trupore (rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje ose ndjesi mbytjeje, dhimbje kraharori, marrje mendsh, ndjesi mpirjeje, djersitje, dhimbje stomaku etj). Një person që përjeton një sulm paniku mund të mendojë se po humbet kontrollin, se po përjeton një atak kardiak ose se po vdes.
Të kthehemi te agorafobia. Njerëzit me agorafobi e kanë të vështirë të ndihen të sigurt në vendet publike, sidomos në turma. Ata ndiejnë se iu duhet një person t’i shoqërojë dhe ndonjëherë frika mund të jetë aq e madhe sa personi nuk del dot as nga shtëpia.
Simptomat më të zakonshme të agorafobisë janë: frikë për të dalë nga shtëpia, frikë nga qëndrimi në turma ose në radhë, frikë nga hapësirat e mbyllura (ashensor, teatër), frikë nga hapësirat e hapura (parking, qendra tregtare) dhe frikë për të përdorur transportin publik.
Frika ose ankthi shkaktohen kur personi ndodhet në një nga këto vende. Po ashtu, frika ose ankthi e tekalojnë rrezikshmërinë reale që paraqesin vende të tilla. Për t’u njohur si Agorafobi, shqetësimet e listuara më lart duhet të zgjasin 6 muaj ose më tepër.
Përsa i takon trajtimit… Zakonisht rekomandohen dy lloje trajtimesh: psikoterapia dhe medikamentet. Psikoterapia përfshin të punuarit me një terapist për të vendosur qëllime dhe për të mësuar aftësi praktike për pakësimin e ankthit dhe përballimin e frikërave. Ndërsa medikamentet më të përdorura janë disa antidepresantë dhe barna kundër ankthit, që duhen përdorur vetëm me rekomandim mjeku.
Agorafobia ndërhyn në jetën e përditshme duke penguar në kryerjen e shumë aktiviteteve, ndaj nëse ju apo dikush që njihni i ka shqetësimet e listuara më lart, duhet të kërkoni ndihmë te një profesionist i shëndetit.
Shpresoj t’ju kem ardhur sadopak në ndihmë!
Lediona
Te njejten kam dhe une. Kam nje jave i mbylkur ne shpi dhe nuk marr dit guximin te dal. Sa dal tek dera bllokohem fare.
Kam filluar perdor Proxatin 20mg dhe xanax.
Ishalla behem me mire se sdurohet
Ju lutem me jepni disa keshilla si te veproj apo do me duhet te pres akoma per ndonje ndikim te mrdikamenteve qe kam marr.
Prit se mas 1 muj e she rezultatin perndryshe paroxetin jan shum tmiraaa mos i nderpreje pa i bo 6 muj ose 1 vit
A ka ndonjë shans ta luftosh vetë këtë lloj frike, pa medikamente, pa terapi?