Këshilla/Blog

31.03.2019

Pershendetje Jam nje e re me shqetesime te ankthit.
Nuk di ku te vete te vizitohem te neurologu,psikologu apo psikiatri.
Kam shkuar ne 3 psikiater te ndryshe, ndoshta do kisha bere mire te kisha ndjekur shkallet ndryshe por kur me kane filluar shqetesimet me ankthin direkt vajta te nje psikiater ne qytetin tim.
Ky psikiater pasi I shpjegova siptomat me nxorri me crregullime nervore depresive,me dha disa ilace qe me vinin ne gjume dhe ndihesh e keputur.
Pasi ia thashe kete gje doktori me uli dozen e ilaceve.
Nga keto ilace sic ishte alprazolam abc me pika filloj te harrova sendet ku I kisha keshtu qe vendosur t’I lija.
Kam takuar nje psikiatre tjeter e cila me tha ti ke thjesht nevoje per dike qe te te mire kuptoje dhe kur ta gjesh dike te tille do pish vetem caj kamomili asgje tjeter.
Dua te theksoj se siptomat e mia jane ankth ,mendime jo racionale, mendime negative per jeten me duket ndonjehere sikur jetoj kot ,sikur asgje e mire spo me ndodh dhe sdo me ndodhi.
Me duket sikur sme do njeri pervec familjes qe me rri shume prane.
Jam bere si antisociale,me pelqen te ri vetem me disa veta.
Kafja me ben keq sidomos ajo ekspres.
Ne dimer behet gjendja dhe me è veshtire se ska diell.
Kur nuk kam ankth kam fuqi te bej pune te ndryshme.
Kur Jam me ankth I bej tragjike situatat.
Ju lutem me adresoni te cili doktor te shkoj te neurologu pra a eshte nervore apo dicka me shume,apo te psikologu osé psikiatri?
Ju deshiroja pune te mbare!
Faleminderit .

  1. Msc. MD Azra Kraja says:

    Përshëndetje e dashur shkruese,
    Së pari, përgëzime për përpjekjet që ke bërë për t’u kujdesur për veten. Ankthi, megjithëse ndër gjendjet më të shpeshta e të përgjithësuara është një shqetësim i vërtetë që ndikon në cilësinë e jetës dhe të marrëdhënieve. Ke bërë gjënë e duhur duke kërkuar ndihmë tek psikiatri. Unë do të sugjeroja të kërkosh nëse në qytetin tënd mund të ndjekësh psikoterapi me një psikolog ose psikoterapist të kualifikuar. Mjekimi me ilace është një ndihmë e përkohshme, por nuk është trajtimi ideal afatgjatë. Prandaj mendoj se psikoterapia do të të ndihmonte të kuptosh më shumë mbi origjinën e ankthit dhe mendimeve që mund ta shkaktojnë. Shpesh ankthi bëhet një rreth vicioz dhe të kuptuarit e konflikteve të brëndshme që ta shkaktojnë kërkon një kohë më të gjatë që situata të ndryshojë gradualisht në mënyrë të qendrueshme. Nëse e ndjen të nevojshme përdorimin e ilaceve, ato janë shumë më të dobishme kur kombinohen me terapinë dhe kur ndiqet ecuria në kohë dhe rregullohet doza apo edhe lloji i mjekimit në varësi të efekteve. Më vjen mirë që ti e ke kërkuar një gjë të tillë tek mjeku psikiatër i parë që ke takuar dhe të inkurajoj të flasësh hapur me mjekun që po të ndjek tani sepse mjekimi i përshtatshëm për ty vendoset në bashkëpunim me ty. Duket që je përpjekur të kuptosh si mund ta ulësh ankthin duke ndryshuar stilin e jetesës, duke pirë më pak kafe, duke kaluar kohë me persona me të cilët ndihesh mirë e duke shijuar ditët me diell. Këto janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë shumë. Ndryshime të tjera të këshillueshme janë ushqimi dhe gjumi i rregullt, aktiviteti fizik, ulja e përdorimit të kafeinës dhe alkolit, forcimi i marrëdhënieve me njerëzit e afërt, ushtrimet e frymëmarrjes për të menaxhuar momentet ku ankthi bëhet më i fortë dhe të kuptuarit e mendimeve dhe emocioneve që e shtojnë atë. Shpresoj të gjesh mënyrat që funksionojnë për ty dhe uroj të ndihesh më mirë së shpejti!

  2. Anonymous says:

    Pershendetje.burri im vuan nga shqetesimet e ankthit.ka mare ilac me pika por nuk sheh ndonje ndryshim.nuk ka deshire per asgje.kalon gjithe diten shtrire.eshte mbyllur ne vetvete.eshte i varur nga ankthi.ju lutem ku munde te shkoje te vizitohet se po çmendet

  3. Ana frojd says:

    Prsh te gjiitheve

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV