Këshilla/Blog

01.04.2019

Prsh jom nje vajzë 18 vjeqare unë nje kohë kam pasur problem me frymarrje mendime te keqija dhe nuk kam mundur të jemë asnjë ditë mirë por kam qenë tekë njē psikiater dhe problemi kryesor qe më shqetësojke ishte frymarrja dhe tani ajo gjë më eshte larguar por kam frik te dal e vetmee pa shoqërin e prindit tim sepse mendoj se nese nuk eshte babi po te me ndodh ndonjë gjë qfar do te bej unn mos po alivanosem ose mos po me ndalet frymarrje kam frikë dhe tani qe një kohë duke degjuar disa ngjarje rreth vetvrasjes kam filluar qe ta mendoj shumë dhe kam frik tere kohen se them me vete edhe un ndoshta do e bej ndonjë ditt sepse them qe skam nje te ardhme te mire shoh dike te lumtur dhe un them qe po shtiren se asnje njeri seshte mir mendoj se ska asgjë të mirë dhe them qe zgjidhja e vetme eshte vetvrasja mendoj se te gjith njerzit e deshirojn kete gje unn dua te jem si me par kjo gjendje pom shkaterron dua te dije e kalon gjdo kush kete fazë nje her ne jett apo jam e vetmja un a do ja dal mban qe ta kaloj apo jo a eshte kjo gjendje e rende per mua dua te dije se ne qfar gjendje jam ju falemderoj shum nese ktheni pergjigjje

  1. Gresa Sulstarova says:

    Përshëndetje,

    Së pari dua të të falenderoj që ndave mendimet dhe ndjenjat e tua në nukjevetem.al. Së dyti, nga letra që ke nisur, kuptoj se je e lodhur nga gjendja në të cilën je por në të njejtën kohë ke vendosur të kërkosh ndihmë, ndaj të përgëzoj për forcën.

    Nga ato çfarë ke shkruar, ajo që ti po përjeton janë simptoma të ankthit dhe mendoj se është e nevojshme të kuptosh cili është burimi tyre.

    Ankthi është një emocion që aktivizohet kur individi përballet me një situatë kërcënuese për të, por kur ky emocion shndërrohet në intruziv edhe në situata që nuk janë kërcënuese, individi vuan pa kuptuar përse.

    E besoj që prania e prindërve, e babit, të lehtëson në disa momente, por është e rëndësishme të trajtosh shqetësimin tënd në tërësi dhe jo vetëm me zgjidhje situacionale. Gjithashtu, përfshirja e prindit për të kapërcyer këto situata, ndonëse mund të jetë zgjidhje për momentin, shumë shpesh kontribuon në zhvillimin e një cikli vicioz në të cilin ti mëson çdo herë se nuk mund t’ia dalësh mbanë në këto situata nëse nuk ke afër babin.

    Për të kuptuar burimin e ankthit do të të sugjeroja të kërkoje ndihmë tek një psikolog apo psikoterapist, pasi përmes procesit psikoterapeutik mund të trajtosh këto mendime që ke dhe ankthin që ndjen.

    Ky proces mendoj se do të të ndihmonte shumë per ankthin dhe për mirëqënien tënde psikologjike në terma afatgjatë.

    Shpresoj të të kem ndihmuar,
    Gresa.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV