05.04.2019
pershendetje.ju shkrujta ktu sepse nuk po dergoja dot msg tek faqja e pyetjeve.kam nje problem qe me shqetson shum prandaj detyrova te shkruaj besoj se mund te marr sado pak ndihmen tuaj?! Jam nje nje djal 27 vjec para disa vitesh diku reth 3vjet kam pasur probleme me ankthin bera te gjitha analizat eko zemre ezhe koken dhe si perfundim shkova tek nje psikiater neurolog dhe i tregova problematiken me dukej sikur kisha probleme me zemren apo kisha dicka ne koke apo lloj lloj semundjesh.te tregohem i sinqert tymosja ndonje cigare hashash dhe me dha disa kokra ato me stabilizuan dhe isha mir derisa para pak muajah fillova te tymosja prap nje dit piva jo doze te madhe dhe mu duk sikur po me pushonte zemra ankth sikur do vdisja masja pulsin me dukej sikur e kisha shum te dobet thash do me kaloje mbas kesaj situate mu ftohen duart shum dhe i kisha shum te djersituara dridhesha kur nje moment tjeter mu mpi buza e poshtme nga krahu i majte dhe viza e buzes mu zbardh nje pjese dhe me dukej si e mpire tani kam 8dite qe ndjej sheqtsime kam bere eko zemre cdo organi analiza por kam nje shqetsim si zhurme ne koke me shum nga veshi djathte mendoj sikur kam dicka n koke dhe duhet te bej ndonje ezhe koke dhe disa momente me duket sikur sjam i vetdijshem.kam dhe si shpime me gjilpere ne dy krahet e gjoksit dhe ndonjher ne koke.jam ne siklet te madh ju falenderoj per mundesine qe ju jepni njerezve ne nevoje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
“Përshëndetje Toto!
Faleminderit që u drejtove tek ne për një përgjigje lidhur me shqetësimet e tua.
Mendoj që ti je i vetëdijshëm për efektet që hashashi ka tek ti dhe si të ndikon në përjetime të tilla të ankthit, të paktën në periudhën e fundit. Kur THC, përbërës i hashashit, hyn në sistemin nervor lidhet me receptorë të cilët janë përgjegjës për emocione si frika dhe stresi. Ndaj dhe bën kuptim që ankthi yt të jetë ngacmuar nga tymosja e cigareve të hashashit.
Ilaçet për trajtimin e ankthit mund të jenë lehtësuese dhe ndihmuese por mendoj se është e rëndësishme të kuptosh burimin e ankthit tënd. Siç e ke përmendur në fillim të letrës, edhe pas gjithë ekzaminimeve mjekësore, gjendja ishte aty.
Të gjitha shenjat që ti përmend, përsa kohë nga ana mjekësore nuk ka asgjë që nuk shkon, mendoj se janë simptoma ankthi. Edhe në lidhje me zhurmën që ndjen në veshin e djathtë, mendoj se gjithashtu është simptomë e gjendjes emocionale.
Për të përballuar ankthin, do të të sugjeroja të trajtoheshe tek një psikolog ose psikoterapist. Trajtimi psikoterapeutik mund të zgjasë më shumë në kohë krahasuar me marrjen e ilaçeve, megjithatë është proces shumë i rëndësishëm dhe lehtësues në mënyrë afatgjate.
Uroj të kërkosh ndihmën që ke nevojë,
Gresa”