12.04.2019
Ka disa kohe qe vuaj , nga frika se mos humbas njerzit me te afert . Me ben te me rrahi zemra shpejte dhe e mendoj cdo sek te dites .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
E besoj që duhet të jetë e lodhshme të jetoni me frikën e humbjes së njerëzve më të afërt! Frika që ndjeni shoqërohet edhe me simptoma fizike, si rrahjet e shpejta të zemrës. Mendoj se në këto rreshta që shkruani, lexohet se ndonëse jeni e frikësuar, në të njëjtën kohë nuk mund të mos mendoni rreth humbjes së njerëzve më të afërt. Prandaj, është e rëndësishme të vendoseni në kontakt me arsyet, shkaqet dhe motivet se përse i keni këto mendime.
Këtë gjë mund ta arrini duke folur me një profesionist të shëndetit mendor, një psikolog ose terapist, i cili mund t`ju bashkëshoqërojë në njohjen e tyre.
Shpresoj të merrni ndihmën për të cilën keni nevojë,
Gresa.