Këshilla/Blog

17.04.2019

Jam trajtu oer ankth. Kam perdor nje here 6 muaj eglonyl dhe rivotril mas nderprejes ma keq jam bo. Masnej neurobeks edhe talam per tre muj. Fillimiaht kisha probleme ma shume me lukth si me zemer me shtrengojke dora mu mpijke etj etj. Poashtu me qaf e koke lo thojsha nashta prej unazavr te qafes. E tash pos lukthit si pom fryhet si sdi as mi spjegu , pom bejne zhurme veshet shume edhe koka pom dhem. A eshte edhe kjo nga ankthi?

  1. Anonymous says:

    barnat qe i ke perdor a jan bio apo kimikate

  2. Msc. MD Azra Kraja says:

    Pershendetje Sara,
    Se pari te falenderoj qe na shkruan dhe qe ke shpjeguar ecurine e shqetesimit tend. Do te doja te kuptoja nese je akoma ne mjekim apo e ke nderprere dhe nese nderprerja ka qene e menjehershme, domethene duke mos e marre me mjekimin apo duke e ulur dozen gradualisht? Mbas nderprerjes se mjekimeve te para thua qe je bere me keq, cfare ke ndjere si perkeqesim? Si ndihesh aktualisht ne lidhje me ankthin? Ke ndonje semundje tjeter te lidhur me vertebrat e qafes? Disa nga simptomat qe ti permend si dhimbja e kokes dhe zhurma ne vesh, mund te jene nga nderprerja e menjehershme e mjekimit. Do te sugjeroja nese ke mundesi te flasesh serish me mjekun qe te ka dhene mjekimin dhe ta pyesesh per efektet anesore dhe efektet qe mund te vijne nga nderprerja. Gjithashtu nese simptomat e ankthit nuk jane qetesuar eshte e rendesishme te flasesh me nje psikolog ose psikoterapist per te kuptuar origjinen e ankthit. Mjekimi me ilace eshte i perkohshem dhe funksionon me mire kur kombinohet me terapi ose keshillim, ne menyre qe ndersa simptomat qetesohen nga mjekimi, mund te eksplorosh me ane te terapise origjinen, mendimet, frikerat dhe konfliktet e brendshme qe mund te jene shkak per ankthin.
    Ne pritje te pergjigjes tende, te uroj me te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV