Këshilla/Blog

19.04.2019

kisha simptoma te cuditshme njs bera analiza gjithqka me thane ke nevoje per psiko neurolog
u konsultova me nje psikologe psikiater me dha nje kure (citoles 20mmg) i piva ca muaj dhe u bera me mire nuk kisha me fiksime si psh do vdes rrahje te zemres te shpejta vale te nxehtish etj ‘ ! tani me vdiq gjyshi u preka shume 9 dite pas vdekjes emigrova per gjermani ! por tani me duket sikur me jane kthyer simtomat e dikurshme me vijne ndonjeher vale te nxehtish por ajo me e shpeshta qe ekam tani eshte sikur po rrezohem kam marramandje sikur po lundroj ne det pothuajse gjate gjithe kohes! disa thone nderrimi
gjakut pranver disa mos e ke veshin e mesit ju lutem cfare keshille me
jepni

  1. Msc. MD Azra Kraja says:

    I dashur Joni,
    Se pari te falenderoj qe ndave me ne shqetesimin tend. E kuptoj qe po kalon nje gjendje te veshtire dhe me vjen keq. Megjithate te pergezoj qe po kerkon ndihme dhe je perpjekur dhe me pare te gjesh zgjidhje per ankthin. Mesa kuptoj nga pershkrimi i simptomave te tua ke kaluar kriza ankthi. Simptomat fizike qe ndjen shkojne bashke me mendimet dhe friken e vdekjes dhe jane te gjitha menyra sesi shfaqen krizat e ankthit ose ataket e panikut. Ndoshta humbja e gjyshit dhe levizja ne Gjermani, te cilat jane te dyja ndryshime te medha kane fuqizuar kthimin e ketyre simptomave edhe pse pak me ndryshe kete here. Eshte e rendesishme ne momentet qe i ndjen simptomat te kuptosh qe po kalon nje moment ankthi dhe te marresh fryme me ngadale ne menyre qe te qetesohesh dhe te presesh qe te kaloje. Po ashtu ndihmon te kujtohesh se eshte ankthi qe shkakton friken per shendetin dhe jeten, qe ta kesh me te lehte te mos i besosh mendimet qe te vijne ne ato momente. Mendoj se do te ndihmonte te flisje me dike: nje psikolog ose nje terapist qe te mund te kuptosh me mire origjinen e ankthit dhe frikerat apo konfliktet e brendshme qe mund te ta shkaktojne. Mjekimi me ilace ndihmon per nje kohe por nuk eshte zgjidhja afatgjate. Megjithate ai mund te jete perseri i nevojshem dhe i kombinuar me keshillim do te ishte ideale. Duke patur parasysh qe je ne emigrim nuk e di sa mundesi reale ke per te folur me nje ekspert, megjithate edhe terapia online mund te jete nje zgjidhje nese nuk ke asnje mundesi tjeter, ose te flasesh me persona te afert qe mund te te qendrojne prane vecanerisht ne momentet me te veshtira.
    Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak dhe uroj te ndihesh me mire se shpejti!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV