23.04.2019
Un ndihem shum keq dmth nuk me pelqen vetja nuk du as te dal as menji ven ,nuk mpelqejn rroba .n shkoll me asnji vend nuk dua te dal .ndihem shum keq
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Të falenderojmë që na ke besuar problemin tënd.
Nga ajo që ju përmendi të krijohet përshtypja që ju keni një vetvlerësim të ulët për veten tuaj. Ju thoni se nuk dua të dal apo të shkoj në asnjë vend. Për të kuptuar më shumë për gjëndjen tuaj kam nevoj për shumë informacion.
Përse mendoni se nuk ju pëlqen vetja?
Çfarë shikoni ju tek vetja që ju bën të mos ta pëlqeni atë?
Çfarë ju pengon që të dilni apo të shkoni në shkollë?
Faleminderit paraprakisht,
MSc. Lorenc Barjami – Psikolog klinik