25.04.2019
Pershendetje
Jam shum keq Jam ne ankth, Kam shum mendime negative, kam frik nga qdo gje
bej paranoja ,nervozohem shum ,
jam bere keshtu pershkak nuk mund te flas me asnje person dhe ta tregoj hallin qe kam, jam zhgenjyer per shum gjera, nuk mund te perballem me njerez edhe kur kam te drejt nga ankthi ,as nje fjal smunt te nxjer prej goje nga frika ju lutem ndonje keshill
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Ela,
Te falenderoj qe more kurajon te ndaje me ne shqetesimin tend. Ankthi dhe frika jane dy ndjesi te veshtira per t’u perballuar vetem. E kuptoj qe dicka te pengon te flasesh me njerez te tjere, cfare eshte qe te ndalon? Cfare ka ndodhur qe te ka zhgenjyer? Do te ishte me rendesi te di me shume edhe lidhur me përmbajtjen e mendimeve negative si edhe nga se ke frike dhe cfare te nervozon? Ne cfare menyrash e perballon ankthin dhe si reagon ndaj tij? Nese ke mundesi t’i pergjigjesh pyetjeve me siper, do te me ndihmonte te kuptoja me mire situaten ne te cilen ndodhesh. Ne pritje te pergjigjes tende, te uroj me te mirat!