Këshilla/Blog

30.04.2019

Pershendetje. Jam nje vajze 21 vjecare. Qe nje vit nuk ndihem mire emocionalisht. Kam si stres ose ankth nuk di ta pershkruaj as vet, sikur me shtrengo dicka ne stomak. Kjo gjendje me kap disa sit me largohet dhe rikthehet prap. Kur kam kete gjendje, nuk mendoj tamam sikur kam vetem mendime pesimiste, nuk me hahet dhe ndehem shummm keq. Nuk dua te rri vetem kur kam kete gjendje. Jam munduar te bej aktivitete te ndryshme por prap nuk me kalo. Kam njerez perreth qe jn munduar qe te ndihmojne dhe sja kan dale. Vetvrasje nuk kam menduar qe te bej sic tregojne shumica kur kane gjendje te tille. Ju lutem nese mund te me ndihmoni se cfar kam dhe cfar mund te bej???

  1. Gresa Sulstarova says:

    Përshendetje,

    Faleminderit për besimin që ke ndaj faqes sonë, dhe kurajos për të kërkuar ndihmë. Me aq informacion që na tregon për situatën tënde duket sikur përjeton gjendje ankthi, që janë irracionale dhe të paparashikueshme. Këto gjendje tregojnë për një nevojë tënden për të folur me një profesionit të shëndetit mendor për të kaluar këtë gjendje. Gjendjet e ankthit janë tregues i një nevoje për të kuptuar konfliktet e brendshme dhe për të gjetur zgjidhje të shëndetshme afatgjata dhe jo të përkohshme siç janë ilaçet. Shumë të rinj vuajnë nga ankthi, shumë prej tyre kërkojnë ndihmë, disa janë më të ndrojtur, është shumë normale të kërkosh ndihmë kur nuk mundesh ta kalosh vetë. Kjo nuk do të thotë që nuk je e zonja, përkundrazi, që je shumë e zonja të dish çfarë ke nevojë dhe si mund ta ndihmosh veten.

    Për një përgjigje më të plotë, kam vertet nevojë të di disa gjëra më shumë, si p.sh.: kur të fillon kjo gjendje ankthi? Çfarë je duke bërë/duke menduar? A ka rrethana të tjera që ke vënë re në të cilat këto gjendje bëhen më aktive?

    Mbetemi sërish në kontakt,

    Gresa

  2. Anthk says:

    Pershendetje dhe faleminderit per pergjigjen tuaj
    Te them te drejten cdo her qe ke kap mund te jem ne situata te ndrysheme. Por me shum me kap kur jam vetem sikur behem pesimiste ateher dhe me kap kjo gjendje. Sikur cdo gje em duket kot, qe jetoj kot dmth nuk kam mendime sic kam kur jam ne gjendje normale.
    Une isha e lidhur per ca kohe me nje cun dhe sikur ato kohe me lindi kjo gjendje dhe pasi u ndava sikur u theksua me shum ose ndoshta une e mendoj kshu. Jam munduar qe ti rri larg atij personi por prap ndonjeher me kap kjo gje. Eshte nje gjendje shum e keqee me mundon dhe me lodh shum. Jam pothuajse me shum qe njw vit kshu dhe spo gjej dot nje zgjidhje

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV