Këshilla/Blog

02.05.2019

Pershendetje nukjevetem.al ,kam nje pyetje per djalin e kam 8 vjecar eshte shume i shendetshem i zgjuar shkon ne klase te dyte ,mirepo gjate nates kur i dergoj ne gjum kerkon qe edhe une te flej me te ,me shtrengon doren shume me perqafon,kam provuar te flas me te pse nga kush qka e friekeson mirepo nuk
Me tregon ,gjithashtu kam provu edhe mos te shkoj me te ti them qe flej vete se une jam
Ne dhomen tjeter ,mirepo e kam
Vrejte qe qan nese nuk flej me te ,gjate bisedav e verej qe si tip
Eshte frikacak edhe ne banjo ndonjere nuk guxon te dale vet ,ju lutem
Nje pergjigje profesionale ose a kam nevoj te dergoj te psikolgu qe tia largoje kete frike .ju faleminderit !me kenaqesi pres pergjigjen tuaj !

  1. Albina says:

    Pershendetje nukjevetem.al ende nuk kam marre pergjigje ,ju lutem nese ka mundesi te me ndihmoni.
    Faleminderit

    1. main says:

      Pershendetje Albina,
      Te falenderojme qe na ke besuar problemin tend dhe te kerkojme ndjese per vonesen.
      Pyetja jote ka vajtur tek eksperti perkates dhe do marri nje pergjigje sa me shpejt te jete e mundur.
      Te urojme gjithe te mirat,
      Stafi NukJeVetem

  2. MSc. Lediona Braho says:

    Pershendetje Ana!

    Faleminderit qe na ke shkruar per te ndare me ne shqetesimin per djalin tend.

    Frikerat jane te natyrshme ne jeten e nje femije dhe ne mosha te ndryshme ata frikesohen per gjera te ndryshme. Mirepo, nese frika behet bllokuese atehere duhet gjetur burimi dhe menyra sesi mund te perballohet kjo frike, ne menyre te shendetshme.

    Djali eshte ne nje moshe qe duhet te flere vete, ne dhomen e tij, ndaj nevoja e tij per te te pasur afer dhe frika e madhe nga te qendruarit vetem na sugjeron qe diçkaje po i frikesohet. Perse mendon se nuk ta tregon friken qe ka? Po i ati i tij ka biseduar me te? Dikush tjeter? Si i ka marredheniet me shoket e shoqet e klases? Kur ka filluar te frikesohet? Çfare mendon ti se e ka frikesuar dhe qe ende po e frikeson? Po ti si e perballon friken e tij? Po frikerat e tua? Mendon se ka ndodhur ndonje ndryshim ne jeten tuaj apo ne jeten e tij, qe e ka frikesuar? Si eshte situata familjare? Si e kaloni kohen se bashku?

    Keto jane disa pyetje per te cilat me nevojitet me shume informacion dhe qe duhet t’u pergjigjesh ti.

    Nese djali nuk ta shpreh dot ate qe ndjen, kerkoji te ta vizatoje ose te krijoje nje histori me kafshet e pyllit dhe te ta tregoje. Brenda vizatimit ose historise do te kete detaje nga frika qe ai eshte duke perjetuar.

    Je e mirepritur te na shkruash serish dhe nese frika e djalit mbetet e njejte, kerko ndihme te nje nga psikologet e faqes.

    Perzemerisht,

    Lediona Braho

    Psikologe

  3. Pershendetje nukjevetem.al
    Kam nje pyetje, E kam hallin me djalin tim 5 vjeqar nuk degjon asgje nuk e ka vemendjen qfar flet me te nuk ka interesim per asgje me duket tip qe nuk knaqet me asgje kemi provuar te flasim me te shume, eshte e kot as nuk e ka vemendjen qfar I thua kemi provuar t’i japim denime duke ia ndaluar TV prap e kot vetem qan tere diten. Eshte tip qe vetem qan po I the JO per ndonje gje qe ai e kerkon
    Kam menduar t’a dergoj te ndonje psikolog ose ndoshta as nuk po di te sillem me te… nuk e di
    Ju faleminderit paraprakisht pres pergjigjen me kenaqesi

    1. main says:

      Pershendetje,

      Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, e jo si koment, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje.

      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV