02.05.2019
Pershendetje,jam nje vajze 17 vjecare.Kam disa kohe qe ndjej ankth tek vetja me duket sikur per disa minuta gjithcka do me kthehet permbys,kam frike se mos humbas njerezit qe dua dhe sa here e mendoj dridhem dhe qaj,per ta larguar kete shpesh mendoj per te lenduar veten pra te ndjej dhimbje sepse mendoj se kjo do mi largoj keto mendime.Kur flas me te tjeret mendoj se nuk me kuptojne edhe pse e kam ndare gjithe kete me nje mik timin dhe me ka ndihmuar paksa ti largoj keto mendime me rikthehen prape.Thjesht nuk dua te jetoj me kete ankth……
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Alba,
E besoj që kjo gjendje e këto mendime të kanë lodhur e më vjen keq që po i përjeton. Por, të përgëzoj për kurajon për të folur me mikun tënd dhe për të na shkruar ne.
Frika e humbjes së njerëzve më të dashur dhe e kthimit përmbys të jetës sonë është frikë e cila për shumë është ankth-prurëse, megjithatë kur kjo frikë nuk shkaktohet nga një kërcënim real, gjendja e ankthit bëhet shqetësuese për mirëqënien emocionale e psikologjike të individit.
Ti shkruan se mendon që duke lënduar veten do të mund të qetësohet ankthi që përjeton, por kjo nuk është zgjidhje e shëndetshme për askënd.
Ajo çfarë unë mendoj se duhet të bësh, është të kërkosh ndihmë tek një psikolog apo psikoterapist. Me ndihmën e një profesionisti ti mund të kuptosh më mirë arsyet e këtyre mendimeve dhe konfliktet e brendshme që prodhojnë këto mendime kaq shqetësuese. Ky proces mund të jetë i vështirë në fillim, por është lehtësues dhe ndihmues në terma afatgjatë.
Uroj të të kem ndihmuar,
Gresa.