06.05.2019
Pershendetje une jam Sara Gjithecka filloi nje nate kur une po rrija shtrire dhe ndjeva nje shtrengim te forte ne fyt u cova direkt ika ne banjo dhe me dukej sikur isha nxire se kuptova pse dhe tani kam frike se mos vdes ndjej je shtrengim ne karaharor Kjo ndenje eshte aq e thelle sa me duket sikur do me ndodhi vertet kam frike dhe pse kam dale ne rregull me analiza ndjej shtrengim ne fyt dhe me duket sikur do vdes keto ide ikin dhe vijne eshte shume e thelle me ndonjhere me duket sikur eshte me e forte se une dhe pse perpiqem ta heq nga mendja prape me vijne keto ide ju lutem me ndihmoni Flm Sara
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Sara!
Faleminderit qe na ke shkruajtur duke e besuar shqetesimin tend te ekspertet e faqes.
Fakti qe ke bere analizat dhe gjithçka nga ana mjekesore eshte ne rregull, me thote qe kemi te bejme me nje shqetesim me natyre psikologjike.
Ankthi nga vdekja eshte nje forme e njohur e ankthit qe mund te perjetojne njerezit te pakten nje here ne jeten e tyre. Zakonisht, episodi i pare mund te shfaqet naten, per arsye se gjate nate, ne jemi me pak nen kontroll te vetes sone. Mekanizmat e kontrollit jane te dobet dhe siç duket frika ose ankthi gjejne nje “shteg” dhe dalin, duke ngushtuar frymemarrjen, me rrahje te shpejta dhe te forta te zemres, mendime negative etj. Mendimi se do vdes eshte nje nga mendimet me negative qe shkakton shume ankth.
Une kam nevoje te di pak me teper rreth asaj qe po ndodhte ne jeten tende ne momentin kur te filloi ankthi. Mban mend çfare ka ndodhur ne ate periudhe? Ankthi ka si funksion primar te na sinjalizoje per diçka te rendesishme dhe gjen “rrugen” ose menyren per ta bere kete. A ke nje ide se perse te filloi pikerisht ate moment/ periudhe te jetes tende? Si eshte jeta jote aktualisht? Me çfare merresh? Si eshte e perditshmja jote, marredhenia me veten dhe te tjeret? Ndonje gje e rendesishme qe mund te kete ndodhur se fundmi apo ne te shkuaren tende, qe ti e mban mend dhe qe mbase mund te lidhet me ankthin tend?
Nga ana tjeter, besoj se eshte e nevojshme per ty, per ta zbutur disi kete gjendje, te flasesh me dike te afert qe i beson dhe te i cili mund te mbeshtetesh ne kete moment te veshtire. Gjithashtu, te inkurajoj te mendosh se çfare mund te te ndihmoje per t’u qetesuar, ndonje aktivitet apo diçka tjeter qe ti e ke perdorur ne te shkuaren dhe te ka ndihmuar te perballosh situata te veshtira ne jete. Nese deshiron, mund te te rekomandoj ndonje teknike te thjeshte per menaxhimin e ankthit. Ne fund, ekziston gjithmone mundesia per t’u keshilluar me nje psikolog.
Shpresoj te marresh pak kohe per te reflektuar mbi keto dhe ndihu e lire te na shkruash serish.
Perzemersisht,
Lediona Braho
Psikologe klinike
Shume flm per ndihmen gjithecka filloi kur une u ndava nga i dashuri kisha 5 muaj me ate dhe me dukej cdo gje kot vetja pa vlere vetem qaja pas 2 javesh me ndodhi ajo qe thashe gjate nates shtrengimi ne fyt qe prej asaj dite kam nje djegje ne stomak dhe ndjej nje mpirje ne koke qe me pershkron te gjithe nofullen e ndjej si te rende fytyren se kuptoj pse me ndodh kjo ne filllim me zor mbushesha me fryme pastaj ajo kaloi por tani ndjej shtrengim ne fyt mpirje ne koke kamdy dite keshtu Flm
Pershendetje serish Sara!
Kuptoj qe e ke pasur ndarjen te veshtire. Ndarjet mund te jene teper te dhimbshme per shume njerez dhe te vene ne kontakt me ndjenja dhe mendime negative ndaj vetes, qe mund te shoqerohen edhe me simptoma trupore. Mund te me tregosh me teper çfare e solli ndarjen dhe nese ke kerkuar ndihme per gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhesh. Natyrisht, shqetesimet mund te perballohen dhe te ulen me kalimin e kohes, shpesh me ndihmen e duhur. Te sugjeroj te kerkosh ndihme per ta perballuar sa me mire kete proces ndarjeje. Mund te konsultohesh me listen e eksperteve te faqes dhe te marresh nje ndihme me specifike dhe sa me pare, qe te lehtesohesh dhe t’i rikthehesh normalitetit.
Perzemersisht,
Lediona