06.05.2019
A sherohet plotsisht ankthi obsesiv kompulsiv dhe sa zgjat sherimi ju lutem me ktheni pergjigje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Të falenderojmë që na ke besuar problemin tënd.
Përpara se tju përgjigjem pyetjes suaj më lejoni të di:
Jeni i ineteresuar për veten tuaj apo për të afërmit tuaj ?
Nëse jeni ju , a keni kryer një vlersim psikologjik për këtë problem?
Nëse jeni vlersuar me këtë problem mund të flasësh pak më shumë për të?
Cilat janë disa prej fiksimeve dhe veprimeve tuaja ?
Me se lidhen ato? (Janë fiksime dhe veprime të “brendësuara” pra që lidhen me ju apo të “jashtëzuara” në lidhje me objektet apo njërzit përreth?)
Në lidhje me përgjigjen ju informoj se çregullimi obsesiv-kompulsiv bën pjesë në grupin e çregullimeve të ankthit, dhe karakterizohet nga prezenca sistematike dhe impulsive e fiksimeve dhe veprimeve të cilat krijojë një gjëndje ankthi e cila shpesh është e padurueshme për personat. Ju siguroj se problemi në fjalë është plotësisht i trajtueshëm. Ju sugjeroj të punoni me një psikolog klink ose këshillimi i cili do të ofroj trajtimin e duhur. Për sa i përket kohëzgjatjes së trajtimit kjo varet së pari nga niveli i garvitetit të problemit , së dyti nga bashkëpunimi me psikologun dhe besimi juaj se do ta kaloni gjëndjen si edhe së treti nga niveli i eksperiencës së psikologut .Në përgjithësi shkon reth 8 -10 seanca .
Faleminderit paraprkisht, dhe jemi në pritje të përgjigjes suaj,
MSc. Lorenc Barjami – Psikolog klinik
Jam i interesuar per veten time . Jam shum keq kam mendime shum negative rreth pastertis smuj me e vesh teshat edhe pse jan te pastra duhet me e përsërit disa her Te njejten si larja e duarve berja dush e shpesht sendet pererredh smuj me i i prek …….
Kthemni pergjigje ju lutem ?
Prsh jm nj djal 30 vjc dhe qe prej nje viti km mendime te kqija qe me shtyjn ti bej keq vajzes time te vogel 3 vjc .Kto mendime me erdhen nje nat ne dark krejt papritur.nuk e di se cfr po ndodh po vuaj shum shpesh here behem shum keq.ju lutem me jepni nje keshille