10.05.2019
Prsh jam Adria 21 vjece, kam 3 muaj qe vuaj nga ankthi dhe ne te shumten e rasteve me kapin krizat e panikut
Dita ime nis me frik dhe perfundon gjithashtu me frik jan shum pak momentet kur jam e qet dita ime nis me nje frik te madhe nga cdo gje qe me rrethon po frika ime me e madhe esht vdekja gjithmon mendoj se do vdes sepse mendoj qe kam probleme me zemren dhe pse kam shkuar dy her tek kardiologou dhe cdo gje ka qen per bukuri un akoma vazhdoj te kem frik kam shkuar dhe tek psikologia dhe pse kjo e fundit nuk me ka ndihmuar aq sa duhet sepse kerkoheshin disa seanca ku un ta kaloja kte gjendje un u shkeputa per fat te keq dhe per 10 dit u largova jasht shtetit per arsyet e mia atje vura re qe kisha nje siguri qe ktu ne shqipri nuk e kam gjetur kurr dhe pse un kam vetem 3 vjet qe jetoj ktu dhe ky vend me jep nje pasiguri te papar dhe me krijon nje frik .. atje e pash qe isha pak me mir po nuk munda ta kaloja dot per aq pak dit sa ndenja u perpora te flisja me njerzit e mi te aferm biles u drejtova ne nje farmaci dhe mora disa kokrra bimore kunder ankthit qe jepeshin pa recet nga mjeku.. mirpo kjo gjendje nuk po me kalon dhe pse krizat e panikut kto dy jav nuk me jan shfaqur por kam anth dhe nje frik te papar ndonje her ndjej zemren qe humb ndonje rrahje edhe e ndjej ne gjoks kjo gje me frikson akoma dhe me shum dhe pse jam vizituar un e kam mendjen atje dhe me hyb frika akoma me shum…kto jan te paktat nga cmund te them..shpresoj te mar nje pergjigje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Me ndodh edhe mua, mundohu te merresh me dicka qe te shperqendroj, dhimbjen e zemres e ke nga krizat e panikut te ben te duket sikur do te pushoj zemra ose do vdesesh. Merru me dicka qe te heqesh mendjen, bej ecje ose ndonje aktivitet fizik, dil me shoqeri ose dhe ne shpi bej dicka qe te ta heqi mendjen. Para gjumit pi nje caj kamomil se te qeteson shume per ankthin
Jam 16 vjece dhe jam poashtu njejt si ti qe 7 muaj , shum e rend kjo gjendje edhe un kam frike nga gjithcka qoft edhe naj ndryshim i vogel kam frike edhe kur mkapen ajo panika shum keq shpresoj te na kalon gjithve
sa koh ke qe vuan nka ankthi dhe krizat e panikut?
Përshëndetje Adria dhe të falenderojmë që na jeni drejtuar. Duket se po kalon nëpër një gjendje ankthi e cila të bën të kesh frikë jashtë arsyes nga vdekja. Sigurisht është përjetim i vështirë i cili të duket sikur po të përmbys botën. Kjo gjë të ka çuar të drejtohesh tek kardiologu dhe tek marrja e ilaçeve pa rekomandim, pra në formë vetë-mjekimi. Ndërkohë je drejtuar dhe ndaj shërbimeve psikologjike por nuk ke pasur mundësi t’i përkushtohesh terapisë.
Mënyrat se si shfaqen gjendjet e ankthit, pra simptomat, nuk janë në vetvete problem por burimi i këtij ankthi është ai i cili duhet kërkuar. Ka gjithmonë një konflikt të brendshëm i cili mund të jetë i mbuluar në mënyrë që të mos shfaqet në vetëdije ose edhe atëherë kur shfaqet mund të përjetohet si i vështirë për t’u përballur me të.
Zakonisht rekomandohet të punohet në gjurmimin e këtij konflikti nëpërmjet eksplorimit të vetes, të historisë tënde personale dhe ngjarjeve apo asosiaconeve që të lindin në mendje në momente të caktuara. Megjithatë nëse simptomat, pra ‘krizat e panikut’, bëhen penguese mund të fillohet të punohet me menaxhimin e tyre në mënyrë që ankthi të mos shkaktojë probleme të mëtejshme në jetën tënde të përditshme.
Përpjekjet spontane që ti ke bërë deri tani për përmirësimin e gjendjes së ankthit, nuk kanë se si të japin efekt. Marrja e ilaçeve pa rekomandimin e mjekut, nuk është e rekomandueshme në asnjë rast. Në fakt mund të interpretohet si shfaqje e ankthit për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë apo ndonje formulë magjike. Mos u shqetëso, kjo gjë ndodh shpesh dhe nuk ndodh vetëm tek ty dhe është thjesht një formë rezistence e shkaktuar nga ankthi.
Të gjithë do të donim zgjidhje të menjëhershme për probleme që kemi. Por përvoja dhe realiteti i problemeve psikologjike na dikton që përmirësimit t’i japim kohën që nevojitet. Kjo kohë mund të variojë nga personi në person, nga natyra e problemit, cilësia e marrëdhënies së krijuar terapeutike dhe besimi dhe përkushtimi ndaj procesit të psikoterapisë si një përpjekje për të dalë nga gjendja e ankthit. Prandaj të sugjeroj të rivendosësh marrëdhënien terapeutike me psikologen që ke takuar tashmë apo me ndonjë profesionist tjetër por me mendësinë që t’i japësh kohë vetes dhe profesionistëve të të ndihmojnë me këtë gjendje ankthi që po kalon.
Shpresoj që kjo përgjigje të jetë sadopak e dobishme dhe në rast se ke pyetje të mëtejshme ndihu e lirë të shkruash përsëri.
Gjithë të mirat
Enkeli
Edhe une jam ne ket gjendje
Mua ankthi me erdhi pas lindjes se dyt dhe qe nga aj moment nuk kam qem me mir asnjeher ende jam ne ankth nuk po di si te dal nga kjo gjendje qdo her mendoj se do vdes kam mendime shum te kqija .
Shpresoj te me kaloj nje dit e te kthehem siq isha