12.05.2019
Pershendetje faqja e nuk je vetem. Une quhem Aleksander dhe jam 16 vjec. Nuk e di u bene disa muaj qe kam nje frike nga vdekja me duket sikur do vdes sikur do me ndodhi dicka nje semundje e keqe etj. Me fillim me dhembte ne krahun e majte dhe kisha rrahjet te shpeshta zemre kisha frike mos vdisja dhe kisha ndonje semundje zemre. Kam bere 2 EKG kondulta me kardiolog dhe me kane thene ske gje analiza gjaku anemie etj. Disa kohe u qetesova por smunf te them se u qetesova 100% prape kisha Pak frike por smendoja me atakun kardiak apo semundjen e zemres. Tani me Ka filluar nje dhembjen koke koken e ndjej si te mpire dhe Kam nje ndjesi sikur ndjej nje zhurme sikur me mpikset gjaku packa se se mjeket dhe neurologu me thone se e ke psikologjike duhet te trajtohesh ne psikologe mas rrahjet kam frike se mos kam hipertension sdi cpo me ndodh a jam semire me te vertet nga ndonje gje e keqe apo eshte ankth.
Ju lutem me ndihmoni spo do CA Kam saqe keto kohe po mendoj me mire te kryej vetvrasje sesa te vusj keshtu me duket sikur po cmendem.
Vetem ke ju I Kam shpresat se keni ndihmuar shume persona se askush sme kupton.
Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Eshte vetem ankth edhe un i kam te njejtat simptoma
KKishate njejtat sintoma si ti ne fidhim mu dukte se po me le zemra me merrej fryma thosha po vdes nga casti ne cast Ne fillim kur me kapi kjo gj.pastaj me errlli nje gje tjeter ne kok sikur po thua ti me benin zhurem veshet gjith kohes me mpihej koka Me humte ekulibri thosha jam tu cmend askush sme kuptonte 7. 8 muaj me kete gje.kur se tani me kaloj ajo gje por prap me duket sime pas probleme me zemer me dhemb ana emajt krahu imajt her pas here me duket se po vdes ikam ber te gjitha analiza eko zemre skaner koke mushkrive te gjitha me kan dal mir. keshtu si kjo gje esht vetem nga ankthi eka fituar truri kete virus dhe esht veshtir ta largosh e askush ste kupton un te kuptoj krejt ne cfar situate je por beju ifprt emundoju mos emendo shum se do te vie duke tu larguar un kam 4 vite qe evuaj kete gje .te uroj qe te largohet sa me par kjo gje ska gje me te veshtir ta ban jeten malore.
Dhe un kam keto simptoma si ti gjdo dit mendoj se po vdes nga zemra gjithqka me ka dal ne rregull po frika spom largohet
Persh jam nje nane 32 vjece jam ne siklet te madh i kam ber analizat me kan dalur mir para 4 mujve me filloji koka mbrapa te me dhem shum me therte sikur mi ke gulur thiken e bera rezonacen me than qe i kam cerfikalet pe kam shum dhimbje koke ne pjesen e siper kambet me dridhen shum skam takat dora e djathte me dhem mendoj se te rezohem veshet me fishkellujn. Fyti me thahet te lutem pres pergj e juja cfar siptoma jan keto
Pershendetje,
Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, e jo si koment, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje nga eksperti.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem
I dashur Aleksandër,
Te falenderoj per kurajon dhe besimin te na shkruash. Nga cfare pershkruan ti duket se po kalon nje gjendje ankthi dhe te gjitha shqetesimet ne lidhje me shendetin dhe simptomat fizike qe ndjen jane shfaqje e ankthit. Ankthi eshte nje situate shume e veshtire per t’u perjetuar sidomos ne raste qe behet i shpeshte dhe intens. Fakti qe eshte nje ndjesi qe te gjithe e perjetojne, ben qe te mendohet si dicka e thjeshte. Eshte e rendesishme qe ti te kuptosh origjinen e ketij ankthi dhe metoda me e mire per kete do te ishte psikoterapia ose keshillimi me psikolog. Nga ana tjeter nese situata eshte bere e veshtire dhe po te pengon te besh aktivitetet e zakonshme, eshte e keshillueshme te konsultohesh me nje mjek psikiater per mundesine e mjekimeve. Keto te fundit te kombinuara me psikoterapine jane me efikase se secila prej tyre me vete. Shpresoj qe te gjesh mundesi ti besh keto dhe te kesh mbeshtetje nga familja dhe miqte e afert. Nese ke pyetje te tjera ose dicka per te shtuar, je i mirepritur. Te uroj me te mirat!