Këshilla/Blog

27.05.2019

Prsh .. jam nji djal qe jetoj dhe punoj ne gjermani por nuk e di cfar me ndodh krejt pa pritur me kap nji ankth kputje trupi dhe stomaku dhe vjell pastaj nuk ha dot me buk nga frika mos vjell prap kam shkuar ne spital kam ber te gjitha analizat me kan dal mir por me kan dhen bji ilac
(pantropazol puren 40 mg ) ..po mua me ndodh kjo sahere jam ne siklet dhe e kam kuptuar qe skam semundje po ankth dhe stres ..me vijn mendime te negative ne kok dhe kputem fare nga trupi nuk e di si ta kaloj njihere e pergjithmon kte gje ..te lutem me jepni nji shpjegim .flm

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshendetje dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Ankthi pavarësisht se jo ne mënyrë krejtësisht të dukshme, së brendshmi shkakton një aktivitet të lartë trupor dhe mendor të cilat mund të të konsumojnë energjitë pa e kuptuar mirë. Është një gjendje alarmi ku të gjitha sistemet janë vigjilente. Prandaj ndoshta disa prej mënyrave se si kanalizohet ankthi, konsistojnë në shfaqje të tilla siç ti i ke përshkruar, pra, këputje trupi, shqetësime në stomak dhe të vjella por dhe shumë forma të tjera si shqetësime në formën e “mendimeve negative”. Gjëja inkurajuese është se ti ke arritur ta kuptosh dhe ta pranosh që problem është ankthi dhe stresi.

    Për ta përmirësuar këtë gjendje është shumë e rëndësishme të kesh përkushtim dhe durim për sa I përket kohës. Jo gjithmonë është diçka e kalueshme lehtë. Për këtë arsye, do të të rekomandoja trajtimin psikoteraputik, pra të punosh me të kuptuarin e burimit të ankthit (të kësaj gjendjeje të frikës së brendshme dhe irracionale), menaxhimin e simptomave në mënyrë që të mos të shaktojnë keqfunksionim në cilësinë e jetesës, qoftë dhe krahas trajtimit me ilaçe të cilët mund të kenë efekte kohëshkurtra.

    Po ashtu të rekomandoj të shfletosh pyetje/ të ngjashme të postuara në këtë faqe që kanë ngjashmëri me gjendjen tënde.

    Shpresoj që ky informacion të jetë sadopak i dobishem.

    Gjithe te mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV