Këshilla/Blog

27.05.2019

Pershendetje stafi doja tju thoja se kam nje situate te pa kuptimt … m duket shum situat e sikletshme … nuk kam asnje lloj mendimi ne mendje asnje lloj prespektive dhe smund ta imagjinoj te ardhmen time … cdo gje me dukete e pa kuptimt … hutohem shpesh shperqendohem kam momente nervozizmi te cilat m behen te pa durushme ndonjeher … dua te di cfr eshte kjo lloj situate pasi t gjith m thon ke ankth dhe stres dhe kjo gje do te kaloj …. do doja nje prgj per kete situate ju lutem m ndihmoni sado pak qe ta kuptoj

  1. Filani says:

    Ankthi osht misterioz, une vuaj qe 2 vjet nga kjo gjendje ska muaj qe nuk shkoj te ndonje doktor, gjithqka mdel mire, kjo osht diqka Psikologjike heket vet pas nje kohe ka njerz qe kan eleminuar per 6 muaj po k njerz qe me
    Vjet e kan nje kshille e imja eshte MOS U FRIGONI NGA ANKTHI NUK ESHTE ASGJE LIDHUNJ ME TE DHE AI DO TE KALOJE JAN QESHTJE HORMONESH

  2. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje Geno. Gjendja që përshkruan mund të cilësohet më shumë si një gjendje depresive e cila shoqërohet shpeshherë me momente nervozizmi në situata të caktuara, sidomos ato të përditshme, pasi aty kërkohet nga ne e njëjta lloj performance/reagimi si më pare por që ne nuk mund ta kryejmë sepse jemi të fokusuar tashmë tek vetja si rrjedhojë e gjendjes në të cilën ndodhemi. E ndjejmë se diçka nuk shkon, se diçka shumë më e rëndësishme kërkon vëmendjen dhe kohën tonë. Nga pamundësia që kemi për ti dhënë zgjidhje menjëherë dhe për tu kthyer në gjendjen që kemi qenë na kap ankthi i cili shoqërohet me shpërqendrim dhe hutim dhe për më tepër me një mendje “të zbrazët” nga mendimet. I kuptoj vështirësinë dhe ndjenjat prandaj mos hezito të më shkruash. Gjithë të mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV