03.06.2019
Përshëndetje. Uroj te jeni mire. Atehere problemi rreth te cilit kam nevoje per ndihme, lidhet me motren time, e cila eshte 19 vjec.
Prej pak kohesh (jo me shume se nje vit), ndjen gjate nates sikur i marin frymen. Bllokohet per disa minuta duke mos marre dot fryme, dhe me pas zgjohet duke qare e duke thene ‘do vdes’, ‘do me marin frymen’. Kjo gje nuk ndodh cdo nate, megjithate shpesh here , ne menyre te perseritur, ne te njejtat kushte. Do doja shume te dija nje shpjegim rreth kesaj situate, dhe cfare na keshilloni te veprojme.
Jam ne pritje te pergjigjes tuaj. Faleminderit !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Faleminderit qe na keni shkruajtur per te ndare kete shqetesim tuajin per motren.
Se pari, besoj se kjo qe po i ndodh lidhet me nje gjendje te shtuar te ankthit. Ankthi, shpesh, gjen “shteg” gjate nates, ndepret gjumin dhe shoqerohet me simptoma trupore (rrahja e shpejte e zemres, shtim i ritmit te frymemarrjes, djersitje etj.) dhe me mendime si “Do vdes”, “Do me marrin frymen”, etj.
Ju e keni te qarte fillimin e simptomave. A ju kujtohet çfare mund te kete ndodhur ne ate periudhe ne jeten e motres suaj? Keni folur per kete me te?
Te folurit me ju dhe mbeshtetja nga ana juaj e ndihmon patjeter. Por, po ashtu, e rendesishme eshte qe kjo gjendje te vleresohet ne menyre objektive nga nje profesionist i shendetit mendor (psh nje psikolog), qe motres t’i jepet ndihma e duhur. Mund te konsultoheni me listen e eksperteve te faqes dhe te kerkoni ndihme te metejshme.
Perzemersisht,
Lediona