Këshilla/Blog

06.06.2019

Përshëndetje! Une që prej përjetimit të atakut të parë të panikut pas lindjes së fëmijës së dytë , jeta më ka ndryshuar komplet. Nuk shijoj me asgje , pavarësisht se mundohem ti jap vetes forcë. Kam shumë frikë nga çdo gjë, sidomos kur degjoj për vdekje. Mendimet negative me pushtojnë, larg qoftë sikur do lë femijet jetim. Mundet ankthi ti beje te gjitha këto? Ju lutem kush i përjeton këto?

  1. Adise says:

    Veq sa je ne fillimet e tij do te kesh dhimbje fallco ne trup, konsultohu me psikolog kurqysh me psikiater se te jep barna per me fjet por mendimet nuk ti largon a psikologu te largon mendimet por shkon pak ma gjat me seanca, dil meru me shoqe ose me familje ma shum te largohet sado pak, veq mos i jep shum vemendje se dot jape sinjale fallco veq met rrok ataket e panikut sherim te shpejt.

  2. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Lidhur me pyetjen nese ankthi mund ti shkaktoje keto simptoma qe pershkruani pergjigja eshte po. Ankthi mund te shkaktoje simptoma fizike, emocionale dhe mendore. Mund te humbasim ndjesine se kush jemi madje dhe ta kemi te pamundur te mendojme per te ardhmen ne terma konkrete. Megjithate per ta ulur ndikimin e tij duhet ta shprehim ate duke e lidhur me ‘kundrinore’, duke I vene emer atij dhe duke kerkuar te vetja ndonje ngjarje qe mund te kete qene shkak I ketij ankthi. Ai shpeshhere ka nje funksion te caktuar apo mbart nje mesazh te cilin duhet ta kuptojme. Por nganjehere ne I rezistojme fort te kuptuarit te ketij mesazhi, sigurisht pa e ditur. Ne rastin tuaj do te ftoja te komunikonim me tej lidhur me kohen kur filloi ky ankth, ndjenjat e tua pas lindjes se dyte etj. Simptoma e ankthit mund te jene paraprirese te simptomave depresive sidomos ne periudhen e paslindjes por cdo rast eshte unik dhe duhet analizuar si I tille. Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV