26.06.2019
Pershendetje ju kam shkruar e me pare in bera. Nje vizit ne psikatri me nxora me ankth obsesiv me dha medikamente esram 20mg dhe alprazolam dua te di sa te ndihmojne dhe a kalon mendimet negative me keto mjekime sa duhet vazhduar a jane te mira ju faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur letërshkruese,
Mjekimi qe është pëshkruar nga mjeku ka për qëllim të reduktojë ankthin dhe duhet të vazhdosh ta marrësh për periudhën që mjeku e ka rekomanduar. Nëse nuk je e qartë apo ke pyetje mbi mjekimin, tako sërish psikiatrin ose bëj një vizitë me nje psikiatër tjetër nëse prap ndihesh e paqartë. Unë nuk kam shumë informacion mbi gjëndjen tënde dhe përjetimin tënd të ankthit , por mund të të them paraprakisht që edhe psikoterapia mund të jetë për një proçes që do të lehtësonte përballimin e gjëndjes.
Për çdo pyetje, ndihu e lirë të më shkruash sërish,
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike