Këshilla/Blog

01.07.2019

Përshëndetje!
Gjithçka filloj para 2 muajsh e gjysmë, isha i fiksuar me një web që tregon gjëra të frikshme. Kisha lexuar se disa persona që kishin hyrë te ky web kishin dalë me probleme psikologjike. Edhe une, që ”nuk rri do rehat” kërkova në youtube në lidhje me këto foto që nuk ishin shumë të frikshme më shumë se të çuditshme. Në atë moment më kapi ankthi (nuk e dija se ç’ishte në atë kohë) dhe mendova se dhe unë isha një ndër ata që u çmendën. Pasi disa javësh më kaloj ky mendim, por sa herë që flija vetë natën më kujtoheshin këto foto dhe nuk flija dot. Të nesërmen u tregova shokëve për këto foto, por për çudi ata nuk ishin trembur fare ndërsa unë nuk shikoj dot as filma aksion me ”pistoleta” sepse zemra ime fillon të rrah shumë. Pasi u stabilizova nga kjo gjë (akoma nuk shikoj dot filma) dhe mendova se më kishte kaluar, në orën 2 të natës mu kujtuan dy video nga ky web, te cilat i kisha parë që në klasë të pestë (tani jam në të nëntën). Një frikë e paparë se mos çmendem më kaploj. Sa herë që flej vetëm më kujtohet kjo video dhe nuk flej dot. Është diçka e sikletshme duke supozuar “që jam rritur” tani. Tani kam ardhur jashtë shtetit me pushime bashkë me familjen dhe unë detyrohem të flej vetëm. Kur isha i vogël e zgjidhja problemin, sepse flija me dritë ndezuar, por tani.. kam aq shumë frikë saqë, më besoni, dhe ditën gjatë drekës nuk flej dot pa ndonjë person në dhomë. Ditën e kaloj duke menduar se si do të flej natën dhe është diçka shumë e keqe për trurin të mbushesh me stres në moshën time. Nuk e di se ç’lloj frike kam, se mos çmendem, se mos vdes apo se mos më ”ha” fantazma. Kjo është një fobi që nuk mund të zhduket lehtë, sepse p.sh nëse ke frikë nga lartësitë mos hyp në lartësi, por nëse ke frikë të flesh gjumë.. mos fli?

P.S: Ju lutem me ndihmoni!

  1. MSc. Lediona Braho says:

    Pershendetje i dashur!

    E kuptoj qe je shume i frikesuar pas fotove qe ke pare dhe me vjen keq qe je trembur kaq shume. Çfare tregonin ato foto? Nga ana tjeter, me vjen mire qe na ke shkruar per frikerat e tua.

    Frika eshte nje emocion qe e perjetojne te gjithe njerezit. Kur frikesohemi, ndiejme rrezik. Trupi dhe truri yne pergatiten per mbrojtje. Kur frika mbetet brenda nesh, ajo mund te vere ne levizje mekanizmin e ankthit. Ankthi i ngjan frikes, por nuk ka nje ngacmues konkret. Per shembull, ti ndien ankth sepse te vijne ne mendje imazhet ose videot, edhe pse nuk je duke i pare me ato. Ankthi eshte frike se mos ndodh diçka e keqe.

    Qe te dyja bashke: edhe frika, edhe ankthi jane sinjale qe truri dhe trupi yne prodhojne per te na mbrojtur. Kur kemi frike dhe ankth, ne kemi shume shume nevoje per mbrojtje, mbeshtetje, ngrohtesi dhe dashuri. Eshte shume e nevojshme te flasim me dike dhe t’ia besojme frikerat tona. Ti thua qe ke folur me shoket, por ata nuk jane te frikesuar. Ndoshta ngaqe nuk jane frikesuar vete, ata nuk te kuptojne.

    Po me prinderit e tu ke folur? Mendoj se do ishte shume e nevojshme te flisje me te rriturit qe ke me prane, duke filluar me prinderit, ndonje te aferm tjeter apo nje mesues. Nje gje tjeter e rendesishme eshte se frika nga imazhet apo videot e frikshme behet shume e madhe nese nuk flasim per to dhe nese nuk marrim ndihme ne kohen e duhur. Prandaj, te keshilloj qe sa me pare te bisedosh me te rriturit tek te cilet ti beson me shume dhe kerko ndihmen e tyre. Me ke mendon se mund te flasesh dhe si mendon se mund te te mbrojne ata? Mendon se nese flet me nje person te afert, ai apo ajo mund te te jape ndihmen e duhur?

    Na shkruaj serish ne çdo moment qe ta ndjesh. Duam te sigurohemi qe do jesh mire dhe i mbrojtur.

    Shpresoj te te kemi ndihmuar sadopak,

    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV