02.07.2019
Prsh jam serish Ana si rrjedhoj ankthi me ka filluar nje dite kur Isha Duke ngrene ushqim, kur papitur u shkeputa nga realiteti per 6-7 sek mu bllokuua fryma me kapi nje Val te nxehti ne trup pastaj u cova u trembaa. ne ate periudh sapo Kisha lindur djalin 2 muajsh e Kisha edhe vajzen 4 vjece poor vajzen e Kam pasur shuume arrakate edhe rrija gjithemone ne merak se mos mi benete ndonje gje djalit sepse kishte edhe zili shuuume. E vetme Isha skisha ku te perqerdohesha perpara naten rrija pa gjume prej djalit diten smundesha te flija prej vajzes edhe kam qene shuuume e ngarkuar. Pastaj qe nga ai atak qe me kapi rrija gjithemone me frike sepse nk e dija cfare ishte nk dija ku ta mbaja mendjen me perpara lodhesha edhe nga femijet dhe veteeeem qaja derisa nje dite ne muajin dhjetor gjeta rastesisht faqen tuaj falenderoj Zotin sepse kam sheruar veten time Duke lexuar ketu. Kisha frike te dilja me femijet qofte edhe per nje kafe mendoja cdo gje per Keq por zeri Brenda me thoshte shkoo tash I bene 6 muaj qe e luftoje nk qaj mee as mendime negative skam te gjithe me jan largaur por vetem marrjemendsh mendsh. Ndaj po ju drejtohem juve cfare me keshilloni te beje sepse here here dorzohem them dua te Marr medikamente poor nje ze perbrenda me thote jooo por jaam e lodhur shuuume nga ajo qe kam perjetuar. As partnerit nk I kam thene sepse asnjehere se kam hequr veten te dobet. Jetoj ne gr edhe gjuhen nk e di mundem dot as viziten te beje tek nje psikolog. Sa here qe ju shkruaj lirohem shuuume gjithe te mirat ju uroj qe ju vini ne ndihme njerzve ne nevoj.. Ne pritje te pergjigjes tuaj pasi Ska ore Mos te shoh apo te lexoj ndonje koment sa here kam kohe te lire
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Ana, episodi qe ty te kujtohet se te ka filluar ankthi dhe se je trembur duket se ka pasur nje ndikim trondites dhe te ka ndikuar qe te jesh me vigjilente se mos diçka e tmerrshme do te te ndodhe. Qe prej aty, pervec simptomave fizike kane lindur dhe mendime te cilat kane në baze shqetësimin. Paradoksalisht, duke i kushtuar rendesi ketij përjetimi, ti e ndihmon që ta mbash gjallë. Pra rëndësia që i ke kushtuar përjetimit fillestar ka qenë aq e madhe sa që ka ndikuar që ti ta ‘ushqesh’ ankthin në vazhdim si me anë të mendimeve (interpretimeve te sinjaleve me natyre fizike), shqetësimit (se mos do të të ndodhë përsëri), sjelljeve shmangëse (mosdalja nga shtëpia), etj…
Duket se kjo gjë ka ndodhur në një përiudhë kur ti ke qenë e lodhur fizikisht por dhe me sa duket psikologjikisht. Ne fakt ankthi shfaqet në mënyrë të fortë atëherë kur ne ndihemi më të dobët nga vështirësitë, pakënaqësitë, konfliktet me të tjerët apo dhe konfliktet me veten.
Ti je nënë e dy fëijëve të cilët përveçse dashurisë së pakushtëzuar dhe gëzimit, sjellin në jetën tonë edhe lodhje, netë pa gjumë. Kjo bëhet më e vështirë kur nuk ke ndihmë apo mbështetje, për t’u përkujdesur sadopak dhe për veten. Më krijohet përshtypja se ndihesh e vetme përballë këtyre sfidave, në një vend të huaj dhe me partner me të cilin ti ndjen se nuk mund të ndash një gjë kaq të rëndësishme që po të bën të vuash prej disa kohesh.
Je e mirëpritur të flasim serisht
Gjithë të mirat
Enkeli