04.07.2019
Pershnetje DeSha ta di jam prap aj djali qe ju kam shkruar me pa dua qe tem komentoj. Osé tem tregojn me realisht se qka kam te gjitha analizat e gjakut dhe ne kry I kam ba analizat te gjitha gjerat me Kan dal Mir un Isha Duke pir kafe me ni shok ktu ne itali dhe is him Duke folur ni moment nuk dita se Ku ndodhem dhe me Ken po’ flas pastaj mu dukt sikur do me linte zemra dhe Isha shum I merzitur kam pasur disa problem e familjare sepse me Kan vrar baben dhe jam Ken veq 9 vjeq dhe jam Ken pran tij vellajin e kam pasur te smur un kam pasur dhe Mos marrveshje me te fejuren veq merzi dhe vujtje kam kaluar nje dit piva birra dhe pak lend narkotike (hashish) dhe per momentin nuk dita se Ku ndodhesha sepse Isha shum I merzitur pa pun ketu dhe shum ngatrresa ndermjet meje dhe nuses dhe Tani me duket se nuk di qka po’ ndodh dhe me duket sikur gjerat Kan Kalu shum koh me par tash 1 muj kesht jam ju lutem qa thu mun tem Ken kap sepse po’ kujtoj sikur po’ me iken truri nuk jam aj si jam Ken dhe jam shum shum I merzitur press
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe te falenderojmë që na je drejtuar përsëri. Ti dëshiron të kuptosh se çfarë mund të kesh, ndërkohë që ke kaluar dhe po kalon nëpër vështirësi në jetën tënde (vdekja e babait, sëmundja e vëllait, probleme në marrëdhënien me të dashurën tënde, etj…).
Kur gjendemi para vështirësive të këtilla dhe mund të na duket se bota na peshon mbi kurriz, gjendjet e ankthit gjejnë terren për t’u aktivizuar dhe për t’u zhvilluar. Në fakt ankthi mund të shfaqet në forma të njëjta tek njerëz të ndryshëm por ka gjithmonë një domethënie krejt personale per secilin. Pra ankthi është i lidhur me atë çfarë kemi jetuar dhe jetojmë, me mënyrën se si ndihemi me veten dhe me realitetin jashtë nesh. Ndonjëherë ndihemi të pafuqishëm. Ndonjëherë ankthi është kalimtar dhe shoqëron pikërisht këto periudha stresi, shqetësimi apo turbullire në jetën tonë.
Në rast se mendon se kjo gjendje po shpeshtohet apo rëndohet dhe po të pengon në jetën tënde, është e domosdoshme të kosultohesh me profesionistë të shëndetit mendor (psikologë) pranë vendbanimit tënd për të bërë një vlerësim të gjendjes dhe mënyrave më të mira të trajtimit.
Në rast se dëshiron të vazhdosh komunikimin këtu, për të folur për gjërat që të shqetësojnë (për shembull mosmarrëveshjet me të dashurën) je i mirëpritur.
Gjithë të mirat
Enkeli