08.07.2019
Pershendetje! Jam 19 vjec. Vuaj nga ankthi social ose fobia sociale,ka 3 dite qe kam filluar nje pune te cilen sigurisht, ma ka gjetur shoqja ime e ngushte pasiqe un nuk jam e afte te beje asgje per veten time. Sepse kur flas me humbasin fjalet nuk mund ti shoh njerezit me sy, dhe pikerisht puna qe beje eshte kontakti i vazhdueshem me njerez, dhe nganjeher nuk mund ta kontrolloj veten, e mallkoj veten time dhe mezi pres te vij ne shtepi te qaje sepse me duket se jame shume paafte dhoma ime eshte zona ime komforte ku ka numeruar qindra lote te mi nga ky ankth, me duket se te gjithe me gjykojne, e gjykojne ne menyre negative punen time brengosem se me ke do te dal ne pauz pasi vetem kur jam me duket vetja shum njeri i huaj dhe i paditur te gjith jan shum te menqur perpos meje, e di qe pergjigjja juaj do te jete qe “do te adaptohem me kohe” por puna eshte se un nuk adaptohem, nuk i kam treguar askujt por shkolla e mesme per mua ka qene nje tmerr i vertet, kam vazhduar me shpresen qe do te adaptohem me kohen por kaluan 3 vite dhe nuk mund te permend nje dite te bukur ne ate shkolle kam qendruar vetem pothuajse gjat gjith kohen pa shoqe sepse qeshnin me mua pasi ktheja koken ato “shoqet e mija”, e njejta po ndodh tani ne fakultet, jam me shoqen time te ngushte ne fakultet kam perfunduar vitin 1 dhe ate e njohin te gjith i flasin te gjithe edhe pse une rri ter kohes me te, nuk me njeh askush, me duket vetja e padukshme dhe e pavlere nje vajz nje dit e pyeti per mua a eshte edhe kjo ne fakultet me ne? U ndjeva personi me i pavlere ne bote. Kam lexuar shume per kete lloje ankthi e di qe tek un ka ndikuar gjenetika gjithashtu temperamenti i cili pothuajse eshte i njejt qe nga fillimi i jetes e deri ne vdekje. E di qe nuk mund te adaptohem me kete gjendje prandaj ju lutem mos me rekomandoni te flas me njerez te mar iniciativa per te folur etj etj sepsr kam provuar dhe jame ndjere gjithenje me e deshperuar
Per pak harrova te tregoj kam perdorur “escitalopram” 10 mg per te rritur serotoninen por duke hyr ne nje interviste pune pothuajse e anulova pasi qe kam pasur te vjella, me flihej dhe stomaku me turbullohej shume dhe djersitja ,e kam pire nje pako jo cdo dite por nga pak vetem kur kam pasur ndonje rast te veshtire , te bari i fundit ndodhi kjo qe ju tregova.
-Deshiroj te me keshilloni ndonje medikament ,
-ndonje psikolog, psikiater apo ju e dini me se miri ku duhet te drejtohem i cili trajton kete gjendje,
-gjithashtu dua te di a sherohet kjo gjendje, a mund te krijoje familje pasi kam frik se nuk do te jem ne gjendje te gjeje dike sepse e kam shume te veshtire komunikimin e lere me kontaktin fizik
Ju lutem ta lexoni me kujdes kete ankese, sepse kam shume nevoje per nje pergjigjje te sinqert dhe qe te me ndihmoje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje EraZ dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Po te shkruaj një përgjigje të sinqertë e cila po ashtu shpresoj te të ndihmojë. Nëse nuk e kam kuptuar gabim deri më tani je vetë-diagnostikuar dhe vetë-mjekuar me medikamente. Je informuar dhe e di se çfare do dhe çfarë nuk do nga terapia, duke vendosur kushtet e tua të mirëpërcaktuara, gjë e cila dhe kjo mund të fshehë një dëshirë për ta mjekuar vetë veten.
Në fakt, në skenarin tënd ideal, ti nuk do të kishe nevojë për ndihmën e dikujt tjetër. Do të dëshiroje t’ia dilje vetë në çdo rrethanë. Atëherë do ta gjykoje veten të fortë dhe të denjë për të tjerët, në mënyrë që ata të most ë të gjykojnë. Kjo është krejt e kuptueshme në gjendjen që përshkruan, pasi frika nga të tjerët nënkupton mospasjen besim tek të tjerët. Por natyra njerëzore ështe e tillë: ne kemi nevojë për të tjerët dhe kjo nuk është dobësi por forca njerëzore që na lidh të gjithëve bashkë.
Megjithatë ajo që është e rëndësishme të kuptohet në këto raste, si dhe në shumë raste të tjera të vështirësive psikologjike, është se frika që ndjejmë se të tjerët po na gjykojnë e ka burimin edhe tek gjykimi që i bëjmë vetë vetes për ‘dobësitë’ që ndjejmë se kemi dhe që nuk duam që të tjerët t’i shohin. Është një pjesë brenda teje që e gjykon veten pa reshtur e cila mund të projektohet sikur vjen nga të tjerët.
E kuptoj shumë mirë ankthin që ndjen nga të tjerët, që mund të kesh nevojë për ndihmën e të tjerëve sepse kjo do të rikonfirmonte ‘dobësinë’ që sheh tek vetja, megjithatë mendoj se ka ardhur koha të gjesh një psikoterapist/e qe të të mbështesë në radhë të parë për të ndërtuar një marrëdëhnie besimi dhe për të të ndihmuar të kuptosh se çfarë po ndodh brenda teje dhe se cila mund të jetë mënyra më e mirë për ta tejkaluar këtë gjendje, gradualisht, me hapa të vegjël.
Duke qenë se psikoterapia presupozon ndërtimin e një marrëdhënieje afatgjatë dhe të strukturuar (për shembull 1 ose 2 seanca të përjavshme) do të rekomandoja të kontaktoje me profesionistë psikoterapistë pranë vendbanimit tënd.
Ndërkohë që do të inkurajoja leximin dhe informimin mbi atë që po kalon, nuk do të rekomandoja përdorimin e ilaçeve pa rekomandimin e profesionistit psikiater (në rast se është kështu me escitalopramin).
Për çdo pyetje të mëtejshme mos hezito të shkruash sërisht.
Gjithë të mirat dhe kurajë
Enkeli
Pershendetje EraZ te njejtin problem kam dhe une per cdo gje qe kishe folur me dukej qe kishe shkruar per mua Deshta te te pyes a ke mundur te gjesh zgjidhje do me ndihmoje shumeee …