Këshilla/Blog

09.07.2019

Faliminderi shum shum qe me jep I sado pak kurajo qe te vazhdoj para sepse ju betohem se ju pres me gjith gzim qe tem pergjigjeni disa her para se mu ndodh kjo ankthi a qa mun te kem Isha nxan me te dashuren dhe nje moment kujtova sikur me iku truri dhe kisha shum nerva dhe shum urrejte ne vete sepse e dojsha dhe e du shum prap sepse dhe kjo me don jasht mase po’ thjesht nderhyn ne jeten ton prinderit dhe kshtu qe Jena dhe te ri dhe gri demi dhe jam shum ti qe vuaj ne mrensi dhe nuk e shprehi sepse ktu ne itali skam njeri timin dhe as gjuhen se di Mir dhe kshtu qe me nodhi kjo gjeja te gjitha gjerat I maj mend gjithqka po’ mendoj sikur nuk di se perse jam ktu apo nuk di se pse jam Duke shkru nganje her me duket sikur po’ jetoj ne enderr dhe kur e kujtoj dhe Tani se qkam ber sot me duket sikur nuk jam vet aj person qe kam ber kto gjera sot nuk di sì tja shpre si ndihem por e di se un kam dryshuar 100 per 100 sikur Isha ma par me duket vetja kur ndigjoj diken tu fol sikur jam ne enderr nuk jam hi i perwendrum mundohem shum te jem aj I me parshmi po’ prep kujtoj se si jem dhe direk behem kshtu

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje, e kuptoj, duket sikur në çaste kur përjeton emocione të fuqishme (zemërim, urrejtje) të duket sikur shkëputesh për një çast nga realiteti. Po ashtu ndihesh sikur je në ëndërr në situata krejt të zakonshme. Sa shpesh te ndodhin këto (gjatë ditës apo gjatë javës)?

    Do të doja të dija dhe në lidhje me gjumin, nëse ke pasur ndryshime (nuk bie lehtë në gjumë, zgjohesh gjatë gjumit, sheh ëndrra që të zgjojnë, etj…). Sa shpesh sheh ëndrra dhe a i mban mend ato pasi zgjohesh? A do të dëshirojë të ndaje ndonjë ëndërr këtu?

    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV