09.07.2019
Prsh ju faleminderit shuume qe jeni pergjigjur pyetjeve te mia. Si fillim dua te them se kam nje famlije shuuume te lumtur, nje baba dhe nje partner te mrekullueshem. Por jam une ajo we kam pasur frike ta diskutoje sepse them asnje nk me kupton do ta kem te kot. Sepse edhe une vet nk e Kam pasur iden e atakut te panikut poor per pat te Keq edhe te mire e po e kaloj edhe une kete sfide turturese. Pavarsisht se kam vuajtur shuuume nga ankthiii them e mire sepse kam ndryshuar shuume kam gjetur force edhe kurajo we si Kisha ditur me perpara. Per festat e fundi viti shkuam ne shqiperi, nje dite nje pjestare familje me thote mua me ra vdekje Brenda ne shtepi ne filxhan thote keto dite Tha friken femijve ja kisha ooo zoot u fundosa ate dite me ka kapur ne krize te atakut te panikut sa mendova se me erdhi fundi me rrotulloj shtepia, fryma mu bllokuua, tensioni u rrit, rrahjet e zemres shkuan 130 shkova ne urgjence u qetesova, ankth me Tha dokotri por prap Kisha frike, qaja prisja cdo sek ate te keqen qe me thane. Pastaj lexo lexo rrethil ankthit e Kam kuptuar se seshte asgjee vec frika tani nk e di ne cfare faze jam te ankthit kam frike se Mos me kthehet prap ai ferr I zi. Edhe pse e menaxhoj shuuume mire mendimet edhe friken . Shuuume faleminderit per kohen qe harxhoni te na vini ne ndihme gjithe te mirat ju uroj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje Ana, domethenë pavarësisht se ke në krah një partner të mrekullueshëm, nuk ndihesh e lirshme të ndash me të ‘torturën’ psikologjike që po të shkakton ankthi sepse nuk do ta kuptojë. A ndihesh kështu dhe për gjëra të tjera me partnerin apo me njerëz të tjerë? Domethënë që nuk ndihesh e lirshme të ndash gjëra të caktuara pasi mund të të keqkuptojnë. Le të imagjinojmë pak se çfar mund të ndodhte nëse ti do ndaje këtë gjë apo diçka tjetër të ngjashme me partnerin? Çfarë do të ndodhte? Cilat janë frikërat? Si do të ndiheshe?
Sa i përket episodit që përshkruan, duket se frika irracionale e bazuar tek besimi tek supersticionet (ose bestytnitë) do të realizohej me të vërtetë gjë që të ka çuar drejt përjetimit intensiv të ankthit. Për shembull, mjaft të përhapura mund të jenë besime të tilla si: “macja e zezë shkakton ters”, “dita e martë është ditë tersi”, et të tjera si këto. A ke supersticione apo a beson në besëtytni të këtilla? A mund të më përshkruash ndonjë/disa që të shkaktojnë ankth të lartë?
Gjithë të mirat
Enkeli