Këshilla/Blog

16.07.2019

Pershendetje,
Kam nje shqetsim dhe i lexova shume komentues edhe kam shqetsime pothuajse te njejta besoj qe vuaj nga ankthi ka dy muaj 3-4 dite para ciklit fillon nje ndjenje shume e keqe emocuonale me duket se me zihet fryma e hapi gojen sikur me merr gjumi,me behet lemdh ne stomak,me dridhet trupi por shumicen e rastev vetem me behet lemsh ne stomak dhe me duket se nuk ngopem frym

  1. MSc. Lediona Braho says:

    Përshëndetje e dashur G,

    Faleminderit që na ke shkruajtur. 
    Si fillim, të sugjeroj të bësh një konsultë me një mjek, për të parë nëse ka diçka të lidhur me ciklin hormonal apo shëndetin, në përgjithësi.
    Më pas, mund të shohim nëse vërtet është vetëm ankth. Duke iu referuar simptomave që ke rreshtuar, a të ndodhin vetëm para ciklit? Çfarë bën për t’i lehtësuar dhe për t’u ndjerë më mirë? Jam e interesuar të di se çfarë ke provuar deri më tani për ta qetësuar veten. 
    Po ashtu, kam nevojë të di si është jeta jote në përgjithësi dhe nëse të ka ndodhur diçka para 3-4 muajsh. Kjo pasi çdo shqetësim e ka fillesën diku dhe duke kuptuar fillesën, kuptojmë edhe pse kanë lindur simptomat. 
    Ndërkohë, tani për tani, mund të të sugjeroj të provosh dhe të kërkosh metoda, teknika të ndryshme që mund të funksionojnë për ty: që nga aktiviteti fizik, deri te bisedat me njerëz të afërm, të besuar dhe bërja e aktiviteteve që të japin kënaqësi. 
    Nëse ke nevojë për konsultë psikologjike, mund të konsultohesh me ekspertët e faqes për të zgjedhur një profesionist për të marrë ndihmë të mëtejshme.
    Je e mirëpritur të më shkruash për të më treguar më shumë, nëse dëshiron. 
    Përzemërisht, 
    Lediona 

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV