Këshilla/Blog

16.07.2019

Pershnetje jam aj djali qe komonikoj gjdo jav me ju me that qe tju tregoj a per gjumin dhe kur me ndodh koj gje DeSha tju Tham un kam shum gjum dhe sot jam zgju ne 2 te mjezditets DeSha qe tju Tham jam krejt krejt si me Ken ne gjum krej I mpir me duket vetja per disa momente te dites sikur spo di qka po’ ndoll dhe shum shum I merzitun jam gjith kohes jam si me Ken i trubulluar dhe gjerat si I bej gjat dites me duket sikur I kam kaluar me koh kurse ne gjum nga ni her qohem I trembur nga nje her me duket sikur ropt e te dashures time sikur po’ e martojn me ndonje tjeter dhe shum e shum gjera tjera dhe me duket sikur po’ me bjen te fiket faliminderit ju lutem me ndimoni

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Pershendetje, e kuptoj, ndihesh sikur je në një gjendje mes gjumit dhe të qenit zgjuar, midis ëndrrës dhe realitetit. Zakonisht kjo gjendje shoqërohet me ankth të cilin ti po e përjeton aktualisht në lidhje me marrëdhënien me të dashurën tënde, për shkak të turbullirave në marrëdhënien tuaj. A e ndjen tërësisht të vërtetë apo është pak e zmadhuar nga ankthi frika se mos prindërit e saj e martojnë me dikë tjetër?

    A te vjen ndërmend ndonjë situatë e mëhershme kur ti je ndjerë kështu? Pra kur dhimbja ka qenë aq e madhe saqë mënyra e vetme për ta përballuar ka qenë të shkëputesh nga realiteti?

    A do të dëshiroje të flisnim mbi humbjen e babait tënd? Gjithcka që mëndon se mund ta ndash me mua përfshirë këtu dhe përjetimin tënd. Nëse nuk e kam kuptuar gabim, ti je ndodhur pranë tij kur ishe 9-vjeç kur atë e kanë vrarë dhe e kuptoj që mund të jetë diçka tepër e dhimbshme për ta rikujtuar.

    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV