18.07.2019
Pershendetje doktoresh,
A mund te vdeseshnga ankthi?
Dhe a eshte fatkeqesi qe ke ankth?
Nese lumturohesh a e harron ankthin?
Faleminderit sh
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Në fakt në përjetimet e gjendjes së ankthit frika më e lartë e shprehur apo e pashprehur me mendim apo fjale është frika se do të vdesësh. Prandaj kjo pyetje është e mirëkuptueshme. Megjithatë ajo që duhet mbajtur në mend është se gjatë përjetimit të ankthit, kjo është një frikë e zmadhuar, e paarsyeshme, e katastrofizuar e cila nuk ka gjasa të ndodhë.
Edhe pse ankthi shfaq simptoma të çastit fizike (rritje e rrahjes së zemrës, vështirësi për tu mbushur me frymë, ndjesi shtrëngimi në gjoks, etj…), ato nuk kanë shkaqe të identifikueshme shëndetësore dhe si të tilla nuk konsiderohen të rrezikshme për shëndetin.
Pavarësisht vështirësive që mund të sjellë ankthi, nuk do ta konsideroja si fatkeqësi, por si diçka tejet njerëzore. Të gjithë njerëzit përjetojnë ankth në varësi të situatave të ndryshme me të cilat përballen apo me të cilat janë përballur. Problemi është kur ankthi tejkalon intensitetin dhe na pengon të bëjmë një jetë të kënaqshme apo të ndihemi mirë. Megjithatë, dhe kjo është arsyeja e dytë se pse nuk do e konsideroja fatkeqësi, me ankthin mund të punohet. Pra nuk është gjendje e cila nuk mund të ndryshohet apo të menaxhohet për të lejuar pasjen e në jetese të mirë dhe kënaqshme.
Shpresoj që të kesh marrë sadopak përgjigje për pyetjet që na ke drejtuar.
Gjithë të mirat
Enkeli