19.07.2019
Pershendetje jam nje vajze 17 vjec nga Tirona
problemi im e quaj te till sepse me esht ber ”FERR” nis qe ne dhjetor ku nuk rrija dot vtm kisha frik dhe vetem qaja
u konsultova me psikologe me tha qe jan hormonet e adoleshences qe japin te tilla situata prandaj para se te flija te konsumoja nje filxhan caj kamomil
Ok e zbatova por kjo gje filloj dhe me rendohej
Duke qene se jemi mysliman shkuam tek nje hoxh dhe i treguam problemin
Jemi me fat qe ekzistojne njerez te till kura e tij me sheroj
Fillova ta merrja veten pak nga pak besimi mu kthye dhe frik nuk eshte se kisha me madje nuk kam por me ze paniku sa here vjen darka per te fjetur
Sepse shoh shume endrra TMERROHEMM nuk e di c te bej me kjo situat me lodh nuk guxoj te ve koken ne jastek (MADJE FLE ME MAMIN DHE BABIN)
Se di por ne zemer e kam nje shqetesim qe me pengon te jetoj e lumtur
NDIHME cte bej qe te mos shoh me endrraaaaaaaaa
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Faleminderit qe na ke shkruajtur.
Me vjen mire qe e ke kaluar pjesen e veshtire. Eshte e vertete qe ne adoleshence ndodhin ndryshime te shumta, fizike dhe psikologjike, te cilat siç duket, jane shoqeruar me frike te madhe tek ty. Frika nga vetmia eshte nje nga frikerat e medha te shume njerezve, qe i sinjalizon se mund te ndodhe diçka e keqe po te qendrojne vetem. Po çfare mund te ndodhe po qendrove vetem, po fjete vetem ne dhome?
Ti ke shkruar qe gjithçka nisi ne dhjetor: mban mend te kete ndodhur diçka ne dhjetor? Burimi i shqetesimeve na ndihmon te kuptojme me shume.
Persa u perket endrrave… Me fol pak me teper per endrrat e tua, si jane ato? Çfare te tmerron kaq shume? Zakonisht, endrrat na komunikojne gjera qe i kemi ne mendje edhe kur jemi zgjuar, por gjate nates, gjejne nje shteg per te dale dhe per te te thene gjera me rendesi. Çfare po te thone endrrat? A mund t’i shohesh ato si çelesa qe mund t’i perdoresh per te njohur me mire veten tende?
Ne fund te shkruar “ne zemer e kam nje shqetesim”. Ke ndonje ide se çfare mund te jete?
Reflekto per keto pyetje dhe mund te na shkruash serish.
Perzemersisht,
Lediona