30.07.2019
Pershendetje
E ndjek shume faqen tuaj dhe prandaj doja tjua shkruaja. Vuaj nga ankthi qe prej 5 muaj e gjysem ose dhe me pare ndoshta por pa e kuptuar ose qe mund ta quaja mese normal. Ne fillim mu shfaqe ne formen e panikut, Pasi duke menduar se vlera e pulsit 95 munde te ishte e demshme u futa ne rreth vicioz( rrahje zemre, dhimbje apo shtrengim ne kraharor, dhe idea se po pesoja dicka) Bera te gjitha analizat, dolen mire. Por ishte aq I tmerrshem saqe se besoja dot qe skisha gje l, pasaj filluan mendimet negative, dhe perseritja shume e shpeshte e panikut, ndjehesha ndonjehere dhe si e semure, dhe frika se mos ankthi me shkaktonte semundje. Jetoj jashte dhe punoje ne shendetsi, fillova psikoterapi me nje psikolog shqiptare online , kam bere 7 seansa gjithsej, me ndihmuan shuume, ankthi mu reduktua ne nje nivel shume te madh. Por perseri e kam nje si medyshje aty diku thelle se mos ankthi eshte I demshem per trupin e mos me shkakto ndonje gje me vone. Ajo qe ma shtone me teper eshte se lexoje shume ne internet e aty flitet shume negativisht per ankthin. Dhe pse I reduktuar nuk me eshte larguar akoma, ndonjeher me kapin te rrahurat e zemres, e mendoje a lodhet kjo zemer. Theksoje kam nje familje te lumtur me burrin shkoje shume mire, paniku me eshte shfaqur ne periudhen me te mire te jetes time, stres kam pas me pare por jo dhe aq. A largohet perfundimisht apo duhet te mesohemi me iden qe e kemi sna Ben gje e ta bejme spoke te jetes se ndonjehere te lodh Duke menduar qe do ja dal ta largoje perfundimisht e pasaj te ze prape. Ka momente qe ndjehem aq mire sa them sdo me ze kurr me ose them qe jo sisha une ajo qe I perjetova ato dhe kto momente shtohen cdo dite e me shume qe une ndjehem mire por persesri sdua te me ze . Dua te jem si isha me pare sikur se kam njohur, dhe pse kam kuptuar shume gjera qe me pare si vija rendesi, te meson disa gjera per veten por eshte dhe I tmerrshem. Ju flm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Anisa dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Siç mund ta kesh konstatuar duke lexuar pyetje të mëparshme mbi ankthin, ai të është shfaqur në një mënyrë krejt tipike, pra me simptoma fiziologjike dhe mendime të dominuara nga shqetësimi dhe frika se mos dickka jashtë arsyes mund të ndodhë. Dukesh që je informuar mbi ankthin dhe e kupton se si vepron rrethi vicioz që vihet në lëvizje pareshtur.
Ka shumë mënyra se si e përballojmë ankthin kur ‘na zë derën’. Shumë prej nesh e përballojmë duke e refuzuar atë, si një pjesë të keqe të vetes e cila duhet zhdukur, e cila nuk duhet ndjerë, qasje e cila shkakton efektin e kundërt, pra atë të rritjes së ankthit.
Ankthi nuk mund të zhduket, harrohet apo eliminohet sikur të ishte diçka e huaj dhe e padëshiruar, për arsyen e thjeshtë se ankthi është një ndër afektet kryesore me të cilat ne si qenie njerëzore jemi të pajisur që në lindje. Megjithatë, kur niveli i ankthit bëhet i lartë dhe/ose i pakontrollueshëm sa që na bëhet pengesë e vazhdueshme për të jetuar mirë, atëherë duhet ndërhyrë për menaxhimin\lehtësimin e tij. Pra duke kaluar tek qasja e të pranuarit të tij dhe ekspozimit ndaj situatave ankthndjellëse.
Pas menaxhimit të simptomave të ankthit, nëse dëshirohet kalohet në terapitë që eksplorojnë për të gjetur burimin dhe kuptimin e ankthit. Ankthi e ka gjithmonë një kuptim i cili nuk është para syve tanë dhe mund të jetë i fshehur mirë në pavetëdijen tonë. Në disa raste tek ky kuptim mund të arrihet relativisht shpejt, në raste të tjera mund të nevojiten vite dhe në disa raste mund të mos arrihet kurrë. Ajo që mund të bëjmë është të përpiqemi.
Shpresoj të kem ndihmur sadopak me këtë përgjigje. Je e mirëpritur të shkruash sërisht nëse dëshiron.
Gjithë të mirat
Enkeli