30.07.2019
pershendetje, qe pas episodit te pare te nje atak paniku para disa muajsh une nuk ndihem mire, kam shume stres , shume antkh dhe derealizim. gjithashtu ndihem gjithe kohen e lodhur, e pergjumur edhe pse sapo mund te jem zgjuar nga gjumi, ndihem pa fuqi pa energji dhe veshet e mi me kumbojne gjithe kohen. ju lutem me informoni a jane kto te fundit simptoma te stresit dhe ankthit te tepruar? sepse dyshoj mos kam ndonje semundje te keqe dhe kjo ide po me cmend
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndje Rea. Te falenderoj per pyetjen. Duket sikur ankthi vazhdon te jete pjese e te perditshmes tende. Nuk e di nese merr mjekim, a ke bere ndonje vizite te psikiatri apo psikologu? Nese jo dhe nisur nga ndikimin I konsiderueshem qe kanë simptomat e ankhit ne cilesine e jetes tende mendoj se dicka e tille eshte e nevojshme. Sa per dyshimin që ke per ndonje semundje te keqe mund te them se edhe kjo mund te jete pjese e tablose se simptomave, dhe zakonisht eshte. Nese deshiron mund te vazhdojme komunikimin. gjithe te mirat.