02.08.2019
Pershendetje,ka 2 muaj qe kam filluar te kem kriza paniku zakonisht fillonin para ciklit por tash me perseriten me shpesh kam bere kontroll te mjeku i zemres analizat te gjitha jane mire.
Kur fillon se pari me duket se spo ngihem me frym mare frym thelle shpesh me hapet goja sikur me merr gjumi filloj te mos ndihem mire me duke se me drifhet trupi ndjersitem por ne ato momente nuk me zihet vendi vend kam nevoj me ec dhe me shku te mjeku.
Por nuk kam shtrengime ne zemer as ne gjoks vetem barku dhe lukthi me behen lemsh me vjen edhe ndjesia per gorgesima.Nuk di si dihet ta kaloj kete faze shpesh frigohem se e kam ndonje smudje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Të falenderoj që je drejtuar tek nukjevetem. Mënyra se si një episod i perjetimit të ankthit shndërrohet në një shqetësim të përditshëm, është pikërisht frika se mos do e përjetosh përsëri. Kështu ti fillon të ndihesh më vigjilente ndaj shenjave trupore duke ‘lexuar’ tek keto shenja më shumë se ç’duhet.
Për shembull, nëse ti ngjit shkallët dhe frymëmarrja fillon të rëndohet së bashku me rritjen e rrahjeve të zemrës, në vend që ta interpretosh si diçka normale që ndodh për shkak të këtij aktiviteti fizik (pra ngjitjes së shkallëve), mund ta keqinterpretosh si shenjë të fillimit të një episodi të ankthit. Kështu frika nga përsëritja e përjetimit të ankthit fillon të pushtojë një pjesë të mirë të mendjes dhe ti behesh më vigjilente.
Një mënyrë efektive për ta menaxhuar ankthin është të ekspozohesh ndaj tij. Që do të thotë që në momentin kur po përjeton ankth të mos mundohesh ta shmangësh. Thjesht ta lejosh përjetimin e tij dhe të vëzhgosh se çfarë mendimesh të vijnë nëpër kokë gjatë kësaj kohe. E di që tingëllon e vështirë dhe paradoksale, por kjo është mënyra se si mendja fillon të ri-mësojë se gjatë përjetimit të ankthit nuk do të ndodhë asgjë nga ato që imagjinon. Pra të fillosh të kuptosh se ankthi ne vetvete nuk do të shkaktojë asgjë dhe se shumë mendime që të vijnë nëpër kokë gjatë përjetimit të tij janë shqetësime dhe përjetime emocionale të mbifryra.
Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak. Jam këtu për ty nëse ke pyetje të mëtejshme.
Gjithë të mirat
Enkeli