02.08.2019
Persh Jam 33 vjeqar qe 3 vite vuaj nga ankthi jetoj ne gurbet fillimi ka qen me rahje zemrre dhimbje koke lodhje e kshtu me radh i bera gjitha analizat me Dolen mir ekg me doli mir Pastaj nuk besoja qe nuk Kisha Ndinje semundje vizitova nje neurolog dhe me tha ke depresion dhe me dha antidepresiv per gati dy vite perdora dhe pastaj gjeta nje psikolog ne ks bera nje seanc kur isha ne ks me psikolog dhe me tha redukoj barnat se kjo qe ke ti eshte ankth dhe kalohet me psikoterapi vendosa mi lon barnat qe 8 muaj nuk perdori komunikoj me psikolog Po prap nuk ndihem mir sa perdorja antidepresiv Jam ndjer me mir Po nuk doja te mvarem nga ta kerkoj edhe nje ndihem te vogel nga ju sado pak
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje
Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd.
E kuptoj që kjo është një periudhë e vështirë për ty dhe për më tepër që ti thua që tashmë ke disa vite që po kalon këtë shqetësim.
Është realisht për tu përgëzuar fakti që u je drejtuar shërbimeve specifike lidhur me problematikën tënde. Ashtu sic edhe ti thua, ke qenë me medikamente antidepresive, të cilat sigurisht që mund të kenë një efekt më të menjëhershëm fiziologjik dhe për më tepër në rast se trajtimi ka vazhduar në kohë të gjatë dhe duke qenë se trupi mësohet në këtë mënyrë, mund të jetë një lloj varësie sic përmend edhe ti në letër. Unë nuk jam eksperte e medikamenteve dhe nuk mund të zgjatem dhe fokusohem në përgjigjen time lidhur me këtë gjë dhe specialistët e fushës mund të tregojnë më shumë për këtë.
Më duket shumë ide e mirë që ndërkohë ti ke filluar një trajtim psikologjik për të punuar me pjesën e mendimeve dhe sjelljeve dhe për të zbuluar shkaqet emocionale apo mendore që lidhen me problematikën tënde. Këshillimi psikologjik ka një lloj tjetër rrugëtimi, që mund të jetë më i gjatë, varet nga kontributi yt dhe për më tepër duke qenë se fokusohet te hulumtimi i shkaqeve, mendimeve, emocioneve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në jetën tënde. Edhe rezultatet priten ne një moment me afatgjatë si rrjedhojë, krahasuar me antidepresantët.
Sigurisht që ka disa lloje terapish dhe përzgjedhja e terapisë varet nga diagonistikimi që të është bërë për problematikën që ke.
Gjatë terapisë dhe këshillimit ju bini dakort me ekspertin për objektivat që keni.
Ka edhe terapi që mund të shkojnë në kombinim me medikamente dhe njëkohësisht me këshillim, po kjo kërkon një vlerësim të mirë nga ekspertët.
Nuk ka shumë informacion në letrën tuaj për faktin si po ju shkon terapia, sa po punoni me element të sjelljes, mendimeve etj por ju thoni se ndiheni më mirë dhe kjo më duket shenjë progresi.
Në radhë të parë, unë mendoj që këtë pyetje që na e ke drejtuar neve duhet t’ja referohesh edhe psikologut me të cilit po punon pasi kjo është shumë e rëndësishme për ecurinë tënde, marrëveshjen midis jush dhe si doni te procedoni, besimin në terapi, momentin në të cilin ti je dhe të vendosni bashkë se cfarë duhet bërë.
Shpresoj që përgjigja të të ketë ndihmuar të reflektosh
Të uroj më të mirat më tej,
Me respekt