02.08.2019
Pershendjetje Jam A Nga Prizreni dhe jam 22 vjeq, Ne janar te ktij viti rreth 8muaj me par isha me makin duke e pir nje birr me shok pasi nje shok e kishte ditlindjen, dhe papritmas filluan rrahje e shpeshta te zemres dhe frymarrje e shpejt qe nuk ngopesha dot me frym mendova atak ne zemmer por pas 5-6min mu ndalen te rrahurat e zemres, dhe i lash fajin alkoolit , por te nesermen shkova te doktorri bera Ekg dhe me doli mir, dhe perseri fillova jeten normale si gjithmon, kur pas 4 muaji isha ne gjermani dhe pa pritmas me ndodhi kjo isha ne gjum me doli gjumi ke gjysem frym dhe me rrahje te shpeshta te zemres dhe nga aty filluan jav per jav ta perjetoja kete , erdha ne kosov 1 muaj qendova mbyllur nuk e disha se qfar kisha mu duk qe shum shpejt do vdes bera ekg perseri gjithqka doli ne rregull , shkova te dokorri bera me ultrazan te gjitha organet e trupit dolen mir perpos Lukthit qe me tha e ke kapakun e lukthit pak sa qel shkaku i Gazrave , tani ne gusht nuk kam me rrahje te shpeshta te zemres nuk mka ndodh qe nuk e di se sa por kam shtrengim ne kok , dhimbje ne korriz, dhimbje ne fyt dhe marramendje ndonje her edhe ndjesia per me te ra te fiket , por naj her me duket qe do marr atak ne tru, medikamente nuk kam perdorur perveq vitamines B6 qe mka ndikuar pak per te mir, nuk e di sa kam qenē i qart po nga keto simptoma dhe ndodhi nga qka me kan ndodhur qka mundi te me ndimoni ose qka me propozoni dhe a vuaj na ankthi a po si?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Të falendeoroj që i je drejtuar nukjevetëm. Duke qenë se janë përjashtuar arsye shëndetësore, do të të rekomandoja një konsultë psikologjike në të cilën vëzhgohet prania e këtyre simptomave së bashku me të tjera, nëse ekzistojnë për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një çregullim ankthi si dhe për të përcaktuar mënyrat më efektive për ta trajtuar atë.
Për pyetje të mëtejshme, mund të shkruash përsëri këtu.
Gjithë të mirat
Enkeli
Pershendetje Z,Enkel Bulica, jam ky djali nga prizreni perseri, Kam bere Egk mka dal mir vetem pulsi pak me i lart se sa duhet ndoshta nga ankthi, analizat e pergjithshme mkan dal
mir, kam ber dhe per veshin e mesem mka dal mir ngase me merrshin mend shum i lash fajin veshit te mesem se lexova se edhe aji mund te sjell marramendje , por problemi esht se 2 dit ndihem mir 5 dit ndihem shum keq sa qe as nuk dal nga shtepia esht shum vap jasht dhe kam frik qe te dal se mos marr ndonje goditje ne kok apo ndonje infrakt, fundi i barkut me dhem kam ber ultrazer mka then se gjdo gje esht mir , sesht qe kam atak paniku me nuk me vie kurr qe tme rrah zemmra ashtut si ne fillim para 8muajve tani zemra me rrah normalishit, por problemi esht se kam probleme me gjendje fizike me mpihet dora e majt, koka me dhem ne balll ne anen e djatht , shpesh her me mpihet koka mbrapa, dhe kama e majt me pihet ndonje her me raste, kam qen tek nje psikologe ne prishitin kam ber nje psikoterapi mka ber mir the mka then qe kam crregullim te ankthit kaq, por mua me shqeteson dmth mendimet e mia negative jan se mos bie ne depresion , apo mos jam i semur nga zemera , dhe frik mos godet naj atak ne tru, tani kam ber edhe analziat e teroideve dhe jam ne pritje te tyre , me beson Zoteri se ankthi ta shpif, kam qen nje djal shum me humor te mir mbi te gjitha deshirat e mija ishin te shetiti boten skam ler vend pa shku shumicen e qytetve me fam botrore i kam vizitu pse mem ndodh kjo gjendje ankthi pa ndonje arsyje , mem shku mendja se ka me vdek sen i shpifur , as bukur e luan rolin ky ankthi sa qe te fut ne kurth mendon se nime nga minuti ne minut do peson atak zemre apo koke , shkoj te doktorri asgje , me jam ber imun me kap sja var fare por si ta jep at sikletin qe te len me dyshime shko shko te mjeku se sje mir , qka me kishi propozuar ju si tja kaloj dhe me se shumti me intereson sa mund te zgjat nje crregullim i ankthit, pastaj nese nje ndonje psikolog profesionist te lumtem tma jep emrin mbiermin dhe ndonje numer kontaktues flm per mir kuptim dhe njefsha mir per te gjith ju pershendes
Të përshendes dhe të falenderoj që ke shkruar përsëri. Ky është paradoksi i ankthit: kur analizat mjekësore dalin mire, ankthi të thotë “dysho, se më e keqja të pret”. Edhe pse të dalësh në vapë është krejt ok, ankthi të thotë: “Më mirë mos dil, se rrezikon të pësosh goditje në kokë ose infarkt”. Por sa janw mundwsitw realisht qw kjo gjw tw ndodhw?
Ankthi vë në pikëpyetje çdo gjë të arsyeshme dhe shfrytëzon ato hapësira ku dyshimi mund të jetë i pranueshëm. Për shembull, ankthi nuk ve në diksutim që “2+2=4”, por vë në diskutim mundësinë tejet të largët se dickka e keqe mund të të ndodhë ty. Se rreziku është afër. Se bën mirë të ruhesh dhe të jesh vigjilent.
Edhe pse mund të ekzistojë një mundësi 0.0000001%* që diçka të na ndodhë, kudo që ne të jemi, zakonisht ne nuk i vemë rëndësi sepse rreziku është pjesë e pandashme e të jetuarit. Por ajo që ndodh nën efektin e ankthit është që ne marrim një xham zmadhues në dorë dhe mundësinë mikroskopike që dicka të ndodhë realisht, e zmadhojmë dhe nga 0.00000001% na duket 99% apo dicka e ngjashme.
Kjo të bën që ti të kufizosh jetesën tënde, e cila tashmë është në funksion të ankthit dhe frikës se diçka do të ndodhë. Kjo të shtyn ty të shmangësh situatat që të duken të rrezikshme, për shembull të dalësh nga shtëpia, e shumë të tjera.
Një ndër efektet e zakonshme të gjendjes së ankthit është dhe pyetja torturuese ndaj vetes “pse kam ankth?”, “Pse po me ndodh kjo gjë mua”, etj…Në fakt ankthi e ka gjithmonë një kuptim, pra një ose më shumë arsye pse ndodh, por për t’i kuptuar ato nevojitet që ti të duash ta kuptosh se çfarë po të thotë ankthi ty, çfarë mesazhi po të përcjell, çfarë po ndodh brenda realitetit tënd të brendshëm? Te eksplorosh veten dhe ta njohesh është pak a shumë si udhëtimi nëpër qytetet e botës; në çdo qytet zbulon diçka më shumë.
Për sa i përket kohëzgjatjes së gjendjes së ankthit, nuk është diçka që mund ta përcaktosh, megjithatë në rast se punon me profesionistë të shëndetit mendor ajo do vije duke u lehtësuar dhe duke u përmirësuar.
edhe une njejt sikur ti jam qe nje vit e gjysme deshta te bej nje oyetje a ke problem me kumbete dhe duart duke ec te duket sikur jan duke tu ndal
kembet pulpat e kembeve sikur te ngurta sikur nuk qarkulllon gjak ne to duart sikur te mpira
po edhe ate simptom e kam , Ankthi ta shpift me beso, por tani jam me mir, Jam duke pedorur Adaptoll 300mg 2cop ne dit per 3 muaj rresht e kam , dhe stres menagment , ndihem me i qetsuar dhe i relaksuar nuk te bejn te varur nga keto njera per tyre esht bimore ndrsa adaptoll esht jo Drog apo diqka tjeter vetem se duhet ti perdoresh ne koh te gjat, por ti dhe un mund te kemi dallime nga ankthi andaj fool me doktorri a ti kish preferu Adaptoll 300mg
Edhe un jam ni djal 26 vjet kam qen djali me me humor ne shoqni energji pozitive. Tash qe 1 vit vuaj nga maramendja dhimbje lukthi te vjella kam ber analiza gjitha mkan dal mir kam bo vizit
Un jam ni djal 26 vjeqar i martuar kam
Qen njeri me energji pozitive nje djal me
Plot humor qe 1 vit sjam mir me shendet kam marramendje shtrengim ne gjoks ne anen e majt te gjoksit te vjellura kam bo analiza mir mkan dal ekg kam bo permi 10 her mir mka dal me esht ber ves ta mbas tensionin nuk pshton dit pa e mat 10 her minimumi her me del 110 me 80 her me ngritet 130 me 85 deri 90 tash kam fillu mu be ves pse pulsi ka fillu me ra se kohve fundit ka raste kur zemrs me rreh 65 64 dhe frikohem
Pse me rre ngadal jam ne hall te madh doktort me thojn qe mir jam me ka humb vetbesimi behem nervoz shum per gjendje qe jam
Pershendetje.
Te lutemi ta dergesh shqetesimin tend si pyetje te re, qe te marresh pergjigje nga Eksperti.
Faleminderit,
Stafi i Nuk je vetem
Pershendetje,
Para pak minutave kisha te rrahura te shpeshta te “zemres” dhe te shoqeruara me marramendje dhe dobesim te te shikuarit, gje qe qon te dyshimet e para me zemren.
Mirepo situata te tilla kam qe nje kohe te gjate dhe normalisht qe kam bere EKG dhe analiza te tjera shtese qe eventualisht u pergjigjen ketyre simptomave dhe çdo here ishte gjithçka ok.
Çdo here kur perjetoj situata te tilla kam frike dhe panik, madje sot isha duke drejtuar makinen dhe kisha femijet me vete u ndjeva edhe me keq, duke mos dashur te me ndodhe mdonje skenar qe mund ti traumatizon femijet.
Tani kur situata te tilla te ngjashme perseriten dhe organikisht nuk ke ndonje problem, çfare mund te jete.
Paraprakisht faleminderit, nese mund te me jepni ndonje pergjigje.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Përshendetje
E kam nipin 10 vjeçar,mbramë ka pasur të rrahura të forta të zemres dhe ana e majtë ju ka djersitë… nipi thot se diqka sikur po tutet,ose ka shiqu ndonje Skene ne telefon por nuk po din me tregu… sonte dmth nje natë më vonë e derguam te mjeku ne zvicerr dhe mjeku ja beri EKG e zemres por I dul mirë… djali po shqetësohet dhe po frigohet me fjet vetëm.. ka dy netë që flenë me printer… ju faleminderit për kujdesin e ju p pershemdes me shpresë të përgjigjes tuaj.
Respekt e gjithë të mirat për ju doktor!
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar.
Ju lutem qe te dergoni pyetjen si me poshte, pasi keni komentuar te pyetjet.
Si te krijosh nje pyetje ne nukjevetem.al
https://youtu.be/EajeoJ96YEo
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem
Pershendetje,
Te rrahurat e shpejta te zemres mund te jene me arsye te ndryshme. Medoemos per te u sqaruar duhet te regjistrohen. Eshte veshtire qe momentet te cilat nuk parashikohen kur do te ndodhin te dokumentohen me EKG.
EKG qe eshte regjistruar te nipi juaj eshte e momentit, ekzistojne edhe aparatura te tjera qe e regjistrojne EKG per nje kohe me te gjate (zakonisht 24h). Poashtu, nese edhe permes ketyre regjistrimeve me te gjata nuk arrihet te dokumentohet atehere mund te apikohet aparatura qe mundeson regjistrimin momental te EKG me shtypje te butonit ne momentet qe jane te dyshimta dhe qe cmohen te tilla nga vet klienti.
Nese çrregullimi i ritmit dokumentohet qe ka zanafille nga zemra atehere vazhdohet ne trajtim permanent. Por çrregullimet e ndryshme te ritmit mund te jene me origjine edhe jashte zemres. Frekuenca e zemres reflekton gjendjen e organizmit,ngritjen e temperatures, metabolizmin e shpejtuar/ ngadalsuar, friken/ ankthin, etj.
Lajmerohunin te mjeku juaj familjar dhenai ne baze te te dhenave dhe ekzaminimit do te kerkoj ekzaminimet plotesuese me qellim te sqarimit objektiv te situates.
Gjithe te mirat,
Dr Dardan Kocinaj