Dr. Neli Demi
PsikiaterKa mbaruar studimet në Fakultetin e Mjeksisë në vitin 1994 dhe më pas është specializuar në degën e Psikiatrisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ka punuar për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, programi i Shëndetit Mendor deri në vitin 2013 si dhe është pedagog i jashtëm pranë Universitetit të New York-ut në Tiranë që prej vitit 2006.
Gjatë viteve të punës në klinikën e psikiatrisë si dhe në rolin e tij në ngritjen e shërbimeve komunitare të shëndetit mendor, merr përvojën dhe njohuritë e mjaftueshme për t’u bindur që psikoterapia është një mjet i fuqishëm dhe i efektshëm që ndihmon personin dhe marrëdhëniet të “shërohen”, rriten dhe fuqizohen.
Që prej vitit 1998 bie në kontakt me Shoqatën Europiane për Psikoterapinë dhe ndikon në fillimin e organizimit dhe përhapjes së kësaj disipline ndërmjet disa profesionistëve të shëndetit mendor në Shqipëri.
Që prej krijimit të Shoqatës Shqipëtare për Psikoterapinë në Mars të vitit 2002 është kryetar i kësaj shoqate deri në Prill 2015.
Është mbajtës i ÇSHP (Çertifikata Shqiptare për Psikoterapinë), ECP (European Certificate for Psychotherapy) http://www.europsyche.org/ecp dhe WCP (World Certificate for Psychotherapy) në modalitetin e Psikoterapisë psikoanalitike/psikodinamike.
Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar, kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?
*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.