Këshilla/Blog

Lindushja 26.08.2019

pershendetje nqs ka mundesi te me jepni pergjigjje nga psikolog apo kush ka perjetu ankth e stres e frike qe nje vite e gjysme jam ma ankth nje kohe pas kontrollave tek neuropsikiatri isha shum mire te gjitha ekzaminimet mjekesore ekg incizim te kokes analiza te gjitha me jan dal mire te gjithe mjeket me thon e kam nga stresi e frika, por prap kam problem koka mbrapa tek qafa sikur me mbledhe dicka sdi si ta pershkruaj si e mpire si dhe kembet pulpat e kembeve si te ngurtsafta duke ec me duket sikur jan duke mu ndal kembet aq qe me vjen me qajt nga sikleti krahet duart si te huajat me i pas e si te mpime edhe nga nxehti ndoshta ama a eshte edhe kjo nga ky ankth e frike apo dicka tjeter ju lus

  1. Sjjsjs says:

    Krejt jan nga ankthi.I kam pas krejt qikto

  2. Ankthi says:

    Edhe un kam problem kshtu njesoj nga ankthi besoj jan ,kam dhimbje kembesh dhe shum te ngurstafta me rrin.. ndihem e lodhur e keputur shum gjendje e rende..

  3. Streha LGBT – Ndihme psikologjike says:

    Përshëndetje Lindushe,
    Ti ndoshta je duke përjetuar ato simptoma që të referojnë te ankthi: simptoma fiziologjike apo somatike. Simptomat fiziologjike (tension muskujsh) cojnë në përgjigjë lufto ose fluturo (i quajtur ndryshe reagim emergjence). Ankthi është karakteristikë dhe në shumë crregullime të tjera psikologjike. Për shembull, pjesa më e madhe e njerëzve me depresion serioz raportojnë dhe ankth. Teoritë psikanalitike besojnë se ankthi është rezultat i konflikteve të brendshme dhe shkak i shumë psikopatologjive. Një vlerësim klinik do të mblidhte informacionin e duhur për të të dhënë përgjigjen e dukur. Do të të këshilloja një vizitë te psikiatri dhe trajtimin në vazhdim me këshillim psikologjik. Sporti rekomandohet si plotësuesi kryesor, që jep rezultate më të dobishme kur psikoterapia kombinohet me barnat.
    Ditën e mirë!
    Sabina

  4. Alesia says:

    Pershendetje jam nje vajza 31 vjec po vija shume me veten ne fillim pata dhimbje koke djersitje dhe shifja shuum enderra te frikshme arrita te bej gjith analizat me dolen ne rregull bera dhe rezonancen dhe ajo doli shuum mire fillova te qetsohesh pak por prap kam frik sikur une do te vdes tani me ka kapur mesi e kam dhimbje kembesh djegie si dhe krujtje si mendoni a e kam prap nga stresi pasi gjume nuk flej fare se shoh enderra pa fund edhe zgjohem nga frika

  5. Ella says:

    Pershendetje!Ju lutem kush ka mundesine te me pergjigje apo komentin e tij.Prej kohesh vuaj nga nje keputje e trupit ,shoqerohet me dhimbje koke shpatulle qafe humbje perqendrimi dhe me bie nje dobesi ne koke.Nuk ne mbajn ndonjeher as duart as kembet jam njeri i huaj per veten.Kaloj shum panik gjat dites ,ku e gjej veten qe vrapoj duke u thene qe ky s esht trupi im .Me duket trupi i huaj ,koka mbrapa sikur me leshon nje gjendje te fikti ,ne duket gjat gjith kohes sikur po bie do rrezohem .Nk me mban dot mendja trupin .Frik te qara ,nk prek dot gjera me duart e mia sepse me duken te cuditshme.Ndonjeher me perzihet urinoj shum shpesh ,jam si nje trung i mpire ,me duket sikur brenda meje ska ajer esht bosh cdo gje .Kam frik. Kam dhe nje vajze te vogel per te cilen spo mundem me u kujdes me

  6. anonim says:

    edhe une jam ashtu gati si ti ozot shum keq spomuj me permisu Gjendjen time qe 7vite me frike ankth katastrof vetem zotit jakam len te gjitha ne doren etij sepse ska rruge tjeter mozvet

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV