Këshilla/Blog

Nje frike e pashpjegueshme 27.08.2019

Pershendetje.Nuk di sa here ndihme kam kerkuar per kete problem te rend qe kam.Para dy muajsh kam kaluar atak paniku (sic dihet me te dridhura) nuk kisha ndonje arsye specifike,thjesht une kam fobi nga vdekja.Para dy vitesh me ka vdekur gjyshi dhe e perjetova rende..Por nuk me kishte shkuar mendja kurre qe do behesha keshtu.Kam nje ankth te papar nuk kam fjal ndjej sikur do me mbaroj fryma ndjej sikur do vdes.Kam ber kontroll zemre tha e ke shume mire,bera vizita te tjera dola me pak veshka (njera pak e fryer e tjetra me kristale)Po marr mjekimin e duhur me ushqim,plus kesaj para nje muaj bera analize te anemise dhe kisha renie te hekurit nga 200 ne 20.Se di arsyen pse..Cdo dite une jam me frike me ka kapur shum her me gjendje gati per te fiket mpirje duarsh e kembesh.Ne fillim u fiksova me zemren me dukej sikur nuk rrihte bera kontroll tha i ke rrahjet normale..Para sa te merrja mjekimet e anemise ne gjimnaz kisha rrahje te forta zemre e ndjeja shum dhe takikardi..Para 3 javesh pash endrra te cuditshme me varreza.Sikur kishin marre disa nga sendet e mia dhe i kishin vendosur aty.Nuk e di cfare po perjetoj kam shum frik jam vetem 20 vjec..Biles tv qe me terheq shume nuk ulem te shof sepse me kap ndjesia sikur smarr fryme mire e do me ndaloj frymemarrja.Ju lutem cfareduhet te bej dhe sa per njerzit qe me duken cuditshem a do jet derealizim sps mua me duket sikur jam ne enderr..Gjumin keto jave e kam bere mire por tani qe jam fiksuar me frymen se do me ndaloj nuk rri dot vetem ambientet enmbyllura me japin tmerr..dhe gjum sflej aq
.Nuk me ngjit me asgje skam ndjenja si me pare sic kam qene..Ju lutem ju lutem me ndihmoni ndryshe do cmendem kam shume frik cdo sekond te jetes time!!!Faleminderit ju pershendes!!!!!❤️????????

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. E lexova me vemendje pershkrimin tuaj. Ndoshta do te ishte me mire qe te flisnim ne faqen chatonline te nukjevetem per te patur nje komunikim me aktiv, megjithate mund te te them se duket sikur gjendje jote ka një qëllim te caktuar, por që sigurisht te pavetedijshëm. Mund ta fillojmë duke bere nje resume te simptomave qe pershkruan: frike nga vdekja, frike nga vendet e mbyllura, panik, ankth, mpirje, fiksim me frymemarrjen sikur do te ndalojë, takikardi, njerezit te duken sit e cuditshem, e perjeton veten si ne enderr, nuk rri dot vetem, nuk sheh dot televizor etj. Te gjitha keto mund te plotesojnë tablone e nje crregullimi ankthi por nuk besoj se thjesht duke ditur kete nxjerrim ndonjë perfitim te madh. Simptomat besoj shprehin nje simbolike te veten te cilen nese mund te me tregoje me shume rreth vetes (marredheniet e tua, ndonjë ngjarje qe ka ndodhur kohet e fundit, etj) mund ta kuptonim me mire se bashku. Psh. megjithese ti thua qe çdo gje mund te kete nisur nga vdekja e gjyshit diçka tjetër mund te jete percaktuese, simbolikisht frika nga vdekja mund te shprehe edhe friken nga e panjohura ose nga seksi (mpirje, marrje fryme, takikardi) por kjo nuk mund te merret per e mireqene. Edhe endrra qe ke sjelle ne vemendje mund te na ndihmoje por per kete duhet te flasesh ti me shume. Te ftoj te vazhdojme komunikimin qe te kuptojme qellimin e kesaj gjendje qe pershkruan. Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV