Këshilla/Blog

Ana 23.09.2019

Pershendetje! Problemi I’m eshte ankthi, nga 10 muaj. Kam marre mjekim sedoxil dhe vitamina. Pas nje Sere simptomash te ndryshme cfare Kam hequr, tani Kam si frike, qe shoqerohet me rrahje zemre,dridhje kembesh, krahet me bejne miza, Ka pak qe Kam marre mjekim,mjeku me Ka thene emocionale. Kjo gjendje me ndodh me shine kur jam me njerezit e mi sidomos prinderit, eshte shume e veshtire. Po kjo ndjesia sikur po vdes the duket so e vertete, the tmerron, edhe gjerat me duket sikur perseriten. Trupin ndonjehere se ndjej a thua nuk jam une, veprimet sikur I kryej pa asnje lloj ndjenje, vetem frike aq sa Kam frike edhe te Dal ne Pune, se nuk rri dot. Edhe syte shume te renduar . Tani me duket sikur se Kam me jeten qe kisha, nuk ndjej me si me pare! A te ndryshon ankthi komplet jeten, ju lutem?

  1. C says:

    Sigurisht qe ankthi te ndryshon jeten, madje duhet ne te dime te kontrollojme ankthin dhe jo ankthi neve.
    Nuk dua te te jap keshilla klishe dhe te te them “bej kshtu, bej ashtu” ne nje kohe qe truri yt se di fare nga t’ja filloje. Do te kisha keshilluar qe te konsultoheshe me ndonje psikolog sepse ai do te ndihmonte shume. Te lutem mos e shiko vajtjen te psikologu si nji tmerr, qe ti sje e zonja/zoti t’ja dalesh mbane vet. Ti mundesh. Por te duhet nje stimul i jashtem te te ndihmoje, ne ket rast psikologu.
    Uroj ta kalosh sa me shpejt kete gjendje!

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje Ana,
    Faleminderit që na ke shkruajtur. Më vjen keq për shqetësimet që ti po i përjeton prej muajsh, pasi e
    di që është e vështirë të jetosh me to. Të shohim se çfarë mund të bësh më tej.
    Je vizituar te mjeku, ai të ka thënë se është emocionale dhe të ka dhënë mjekim. Dakord. Fakti që
    simptomat nuk lidhen me një sëmundje apo një shkak fizik, besoj se të ka lehtësuar në njëfarë mase.
    Përgjithësisht, njerëzit lehtësohen kur mësojnë se ekzaminimet mjekësore janë në rregull dhe që nuk
    kanë ndonjë problem fizik.
    Mirëpo, nga ana tjetër, mbetet ana psikologjike/emocionale, e cila është (apo duhet të jetë) po aq e
    rëndësishme. Ti ke listuar një sërë shqetësimesh, jo vetëm emocionale, por edhe fizike. Kjo besoj e
    bën më të lodhshme dhe më të vështirë përballimin e jetës së përditshme.
    Ke shkruar që ke pak kohë që ke marrë mjekim dhe nuk e di nëse ndjen ndonjë lehtësim deri tani.
    Nëse efekti do të shfaqet në ditët në vijim, mund të na shkruash sërish për të na thënë sesi po shkon.
    Barnat janë vetëm një nga llojet e terapisë për shqetësimet emocionale, por ka edhe terapi të tjera.
    Njëra ndër to është terapia psikologjike apo këshillimi me një psikolog. Mund të presësh për të parë
    efektet e barnave, që kanë protokollin e tyre (konsultohu me mjekun për këtë) dhe më pas të
    vendosësh për të takuar një psikolog. Terapia psikologjike shëron jo përmes barnave, por përmes
    mbështetjes emocionale, eksplorimit përmes bisedës dhe fuqizimit për t’u përballur në mënyrë të
    shëndetshme me problemet.
    Një nga pyetjet që unë do të bëja do të lidhej me fillesën e simptomave: Çfarë ka ndodhur para se
    simptomat të shfaqeshin? Nëse ti mban mend që të ketë ndodhur diçka specifike, kjo mundet të lidhet
    në njëfarë mënyre me shqetësimet. Nëse nuk mban mend, është në rregull, me siguri mund të lidhet
    me ngjarje të tjera më të hershme.
    Gjithashtu, kam nevojë të të pyes çfarë ke bërë tjetër përveç konsultës me mjekun, për ta përballuar
    situatën që po kalon. Je përpjekur të ndryshosh diçka në jetën tënde, për ta ndihmuar veten? Çfarë ka

    funksionuar dhe çfarë jo? Nëse ende nuk ke provuar gjëra të ndryshme, çfarë mendon se do të
    funksiononte apo do të të ndihmonte në këtë pikë?
    Shpresoj që terapia që po ndjek aktualisht të të bëjë efekt dhe që simptomat e tua të ulen në ditët në
    vazhdim. Gjithashtu, shpresoj të bësh një plan të thjeshtë sesi mund ta ndihmosh veten, duke
    përfshirë në të njerëz që të mbështesin dhe aktivitete që ti pëlqen t’i bësh.
    Uroj të të kem ndihmuar,
    Lediona

  3. Ana says:

    Faleminderit për përgjigjen Psikologe Lediona. Në fakt ankthi im filloi pas lindjes se dyte, paasi pata një situatë te lehte shendetesore ,po qe mua më mori shumë kohë duke u shqetësuar e thurur vetem gjera negative, derisa pata atakune pare te panikut , nuk e dija cpo më ndodh thjesht mendova se po vdes. më pas duke biseduar me te afërm qe e kanë kaluar duke lexuar e njoha ceshte po nuk po ua dilja dot me te. cdo dite e me shume sikur më konsumonte ,më lodhte, simptoma nga më te ndryshme, kriza e sulme paniku ,nuk isha e qete asnjë moment. frika me e madhe ishte vdekja, o zot shpesh me krijohet një ndjesi sikur po vdes e me mbulojnë djerset, duart qe dridhen.kam vere EKG ezhe me kane dalë mire. tani pas mjekimit jam disi më mirë po prapë kam një frikë te lehtë, tani me duket sikur nuk e shijoj jeten si më pare, cdo gjë më ka ndryshuar, nganjehere truri se si me krijon ca situata si ngaterrime mendimesh qe as vete si shpjegoj dot veçse me frikësojnë. cdo gjë tani duket ndryshe . Faleminderit!

  4. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje serish e dashur,

    Eshte e qarte tashme qe ka patur nje fillese. Besoj je frikesuar shume gjate shtatzanise dhe kjo ka shenuar fillimin e ankthit dhe sulmeve te panikut.
    Ne fakt, informimi dhe bisedat ndihmojne shume. Siç ke shkruar edhe ti, duke u informuar dhe duke biseduar me njerez dhe te aferm te tjere qe kane pasur eksperienca te ngjashme, lehtesohesh dhe mund te kuptosh sesi te perballesh me mire.

    Me vjen mire qe ndjen se trajtimi po ben efekt. Vazhdoje dhe konsultohu rregullisht me mjekun, edhe per ndonje efekt anesor nese do te kesh. Nga ana tjeter, ritheksoj nevojen per te folur ne vazhdimesi per shqetesimet qe ke, per t’i pranuar, kuptuar dhe perballuar me mire ato.

    Besoj nese shqetesimet kane afektuar marredhenien tende me femijet dhe njerezit e tjere, ky eshte nje tregues i nevojes me te madhe per te punuar me tej me veten, ndoshta ne nje kontekst mbeshtetes dhe terapeutik.

    Mund te konsultohesh me faqen tone te eksperteve te cilet jane ketu per te te mbeshtetur, edhe nese do vendosesh per takime individuale.

    Ndryshimi dhe permiresimi fillon qe ne momentin qe ulesh dhe kerkon ndihme. Nje dore e zgjatur eshte nje thirrje per mbeshtetje dhe kete ne e bejme ne çdo kohe qe te kesh nevoje.

    Perzemersisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV