Ina 25.09.2019
Pershendetje,
Kam djalin 6 vjec dhe eshte ne klase te pare. Ka pasur nje zhvillim normal ne te folur dhe gjithcka tjeter, ppr nuk i pelqen te luaje me shoket. Eshte i terhequr ne shkolle dhe mesueses i pergjigjet me ze te ulet. Kur e pyes dhe i them perse nuk luan me shoket me thote se ata therrasin. Ndersa ne ambjemt me te rritur eshte krejt ndryshe,flet pa problem. Si mund ta kaloje kte pengese te lutem,nqs mund te me jepni nje keshille??
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Djali juaj peer mendimin tim do jet ai person qe kur moshataret e tij te vazhdojn me shakat adoleshenciale , djali juaj do jet ai qe do i japi drejtiim jetes. Mundohu te flasesh me te e te beheni shok i njeri tjeteit fol cdo gje tregoni cdo sekret afroje deri ne ate pik qe mund te te flasi pa problem
Ky esht mendimi im
E dashur Ina,
Te falenderoj qe na shkruan dhe ndan me ne shqetesimin tend. Nga letra jote mungojne disa
informacione, keshtu qe te lutem nese ke mundesi t’i pergjigjesh pyetjeve te meposhtme:
Djali po shkon per here te pare ne shkolle, ne ambient me femije te tjere, apo ka qene me pare ne
kopesht? Ndoshta ambienti mund te jete teper kaotik per te dhe eshte normale qe te reagoje me
mbyllje ne vete nese ndjen frike apo pasiguri, mund ti duhet kohe te mesohet. Nga ana tjeter nuk di
shume per personalitetin e tij, nese eshte i shprehur verbalisht ne pergjithesi, cfare lojerash i pelqejne,
a ka kaluar kohe me femije te tjere? A eshte femije aktiv, i zhurmshem? Me ty bisedon lirshem? Nese
po ke mundesine ta pyesesh me gjate per cfare e shqeteson ne lidhje me shkollen.
Shqetesimi yt eshte vetem ne lidhje me komunikimin dhe perfshirjen me shoket, ka gjera te tjera qe te
shqetesojne lidhur me te?
Ne pritje te pergjigjes tende, te uroj me te mirat!
Pershendetje,
Ju falenderoj per pergjigjen. Djali ka shkuar dhe ne kopesht,po nuk ka pasur shume qejf te luaje me shoke. E vetmja gje qe e shqeteson dhe qe e kam kuptuar une eshte ulerimat dhe qarjet e femijeve te vegjel. Me shume e ka si fobi. Kam dyshimin se mos ka kaluar ndonje traume me nje femije qe ka ardhur ne shtepine tone dhe ka qare shume kur djali ka qene 2 vjet e gjysem. Djali eshte shume aktiv dhe i zhurmshem ne shtepi. Flet pa problem. Ka kusherinj qe loz dhe i pelqen te loz me hapa dollapa,me te kapura. Por jo me shoket qe ka pasur ne shkolle ose ne kopesht. E vetmja gje qe me thote kur i them pse nuk luan me shoket eshte qe ata therrasin,kaq.
Mua vetem kjo gje me shqeteson qe te socializohet me femijet e moshes se tij sepse me te rritur nuk e ka problem.