Stresi 30.09.2019
Jam e fejuar me shkuesi . Kam 1 vit. Por me te fejuarin kam jetuar vetem 4 muaj sepse isha ne shkolle dhe ishim larg.
Vajta te jetoja atje pasi mbarova shkollen dhe po ecnin gjerat mire. Deri ne momentin qe mamaja e tij vazhdoi te kapej me mua per cdo detaj me te vogel.
3 muaj vetem debate pasi ligjin ne ate shpi e bente vjehrra ime . Arriten gjerat ne nje pike sa vjerra guxoi tme gjuante me shuplake dhe aty mora prinderit e mi .ja tregova ngjarjet nga fillimi. Me preu babi im bilete dhe erdha ne shtepine time.
Tani ju lutem jam ne dileme . Pasi un ja thash te fejuarit qe une kete fejese nuk e shtyj dot me. Dmth ja dhash ndarjen nga ana ime. Por reagimi i tij ishte zero. Shume i ftohte. Sikur po t,oj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Faleminderit që kontaktove.
Për një arsye apo një tjetër përshkrimi i situates tuaj është ndërprerë në mes dhe do doja të kuptoja më mirë dilemën me të cilën je duke u perballur. Nga ajo që ke përshkruar kuptoj që ke kaluar një periudhë të veshtirë. Konflikti nuk ka qenë i vogël dhe besoj se nuk e ke patur të thjeshte, por fatmirësisht familja të është gjendur pranë. Nese partneri juaj nuk po reagon në këtë situatë dhe po qëndron i ftohtë sic thua mund të jetë sepse nuk është në gjendje të zgjedh dhe të mbaj anën tënde në këtë situatë.
Do doja të të përgëzoja për guximin që ke patur për t’u larguar nga një marrëdhenie që dukshëm po të cënonte.
Do të të lutesha të na kontaktoje përsëri për të kuptuar më mirë dilemën me të cilën po përballesh.
Të uroj gjithë te mirat,
Dorina.