E 29.09.2019
si esht e mundur qe akoma arrij te flas e te qendroj afer nje personi qe me ka genjyer qindra her me ka afruar dhe larguar nga vetja . me ka ber per vete deri sa jemi quajt te dashur dhe pastaj duke mos pranuar te kryej mardheie dhe ai e ka pranuar kte gje me ka len te lire duke me then qe esht i madh dhe sja del dot pa dicka qe esht mesuar ta ket , si esht e mundur te arrij te duroj akoma te shikoj cdo femer rreth tij dhe te di cdo gje qe behet me jeten e tij treguar nga vet ai .Nuk jam njeri qe i pranoj dot kto tani habitem me veten si mundem te kerkoj akoma te flas me te dhe te mos e heq dot nga jeta ime ? …????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje E,
Nga përshkrimi i situates tënde kuptoj që ky person ka qenë dikush shumë i rëndesishëm në jetën tënde dhe është një lidhje emocionale që ka mbetur e pambyllur për ty. Kontaktet e përditshme që ke me të ta bëjnë të vështirë të krijosh një lloj mbylljeje dhe të fillosh të perqendrohesh te vetja. Fakti që e ke të vështirë të mos interesohesh për të nënkupton që ende ke ndjenja kundrejt tij dhe mendoj që është e rëndësishme që të mund të biesh në kontakt me këto ndjenja dhe të
eksplorosh rëndësinë që ai ka pas për ty dhe cfarë ndjesish ka provokuar tek ti largimi i tij pasi refuzove të kryeje marrëdhenie seksuale me të. Dhe kjo kërkesë që ka ardhur prej teje nga fakti që nuk ke qenë gati është dicka për tu respektuar por për ty solli pasoj humbjen e lidhjes. Besoj se kjo ka qene shumë e dhimbshme për ty.
Ti shkruan që nuk arrin dot të kuptosh pse vazhdon ende të duash të flasësh me të dhe do doja të të ftoja të mundoheshe ti jepje ti një pergjigjë kësaj pyetjeje. Cfarë nevojash mendon së është duke përmbushur tek ti pranija e tij edhe pse distant? Nëse do të deshiroje do isha e interesuar të të ndihmoja ta kuptoje më mirë situatën në të cilën gjendesh me shpresen qe kjo ka për të të ndihmar ta tejkalosh ngercin qe je duke ndjerë.
Të uroj gjithë të mirat,
Dorina