Këshilla/Blog

Ina 01.10.2019

Pershendetje! Kam shume nevoje te flas me dike. Vuaj nga ankthi, nuk di te them me saktesi sesa kohe kam, por kjo gje me ka kushtezuar jeten. Mandje nuk kam punuar asnje dite te jetes time sepse kur shkoj per interveste pune me kap ankthi dhe pastaj iki. Me duket vetja e pavlere nuk vlej asgje. Neser kam nje mundesi te filluar pune por jam shume keq, mezi mbaj tel keto momente qe ju shkruaj, jam nevoj te bisedoj me dike. Ju lutem me ndihmoni, ju lutem. Kam shume kohe qe kam kuptuar qe kam nevoje te flas, por nuk dija se ku. Tani ju kam zbuluar, mbase jeni nje drite shpetimi per mua. Faleminderit, i kam te gjitha shpresat te ju

  1. Era says:

    Ina pershendetje edhe un vuaj nga crregullimi i ankthit dhe ataku i panikut dhe nuk arrij te dal nga shpia sepse me kap ankthi , kam shkuar tek nje psikologe dhe me ka dhen nje mjekim , eshte shume e veshtire te jetosh me ankthin sepse gjat gjith kohes je me frik , nese deshiron mund te flasim bashk

    1. Ana says:

      Si mund ta largosh ankthin

  2. Dorina Kapaj says:

    Përshëndetje Ina,
    Faleminderit që kontaktove dhe po i ndan me kaq guxim këto përjetime të dhimbshme me të cilat po përballesh.
    Me sa ke shkruar kuptoj që ndodhesh në vështiresi te madhe dhe ndihesh e mbingarkuar nga cka je duke përjetuar. Do doja të kuptoja më qartë se cfarë e ka ndikuar këtë gjendjen tënde të veshtirësisë për tu përfshirë në punë? Mund të ndash disa nga frikërat e tua në lidhje me këto eksperienca që ke patur?

    I till nivel ankthi mund te jetë i lidhur me ndodhi negative në të shkuarën që të kanë bërë ti frikësohesh mundesisë e të qenit në një vend pune dhe është shumë e rëndësishme që të mund ti eksplorosh këto ndodhi për të kuptuar se si të kanë ndikur dhe kështu të mund ti tejkalosh dhe të behesh më e fortë kundrejt tyre.

    Për sa i përket ndjesive që ke ndaj vetes si e pavlerë mendoj që do ishte mirë të filloje një regjim të menduari ku përvec anëve negative që mund të gjesh te vetja të fillosh tu lësh hapësire edhe anëve pozitive që padyshim nuk të mungojnë.
    Mendoj që do të ishte një ndihmë e madhe për ty nëse do të gjeje mundësinë për të folur me dikë mbi të gjitha këto përjetime, një terapistë apo nje psikolog mund të të ndihmonte të tejkalosh këto pengesa që ndihen dhe të mesosh mënyra të reja për të përballuar friken dhe ankthin.
    Ke shkruar që të priste një mundësi pune dhe do doja të dija se si ka shkuar dhe se si e ke përballuar nëse do duash ta ndash.

    Të uroj gjithë te mirat,
    Dorina.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV