.... 03.10.2019
Jam nje vajze 16 vjece dhe dua nje djal kam shum kohe qe e njoh u ben gati 5 vitet por kam turpe dhe nuk di si ti them qe e dua . E vetmja menyre qe mendoj per ti shprehur ndjenjat e mija eshte me ane te telefoninit sepse ne publik nuk di si tja them ose qe ti afrohem atij. Jemi shoke por jo dhe aq te ngusht dhe kam frike se po jti them qe e dua do prishe shoqerin por gjithashtu sdi si ti shpreh ndjenjat.. ju lutem me ndihmoni
Flm????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Uroj të jesh mirë.
Duket se një nga arsyet që ta bën të vëshirë t’i shprehësh ndjenjat ndaj tij është ndjenja e turpit. Njerëzit e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat tek të tjerët prej frikës se mos tjetri i refuzon. Mendon se kjo është po ashtu një frikë e jotja? Nuk është e lehte kur refuzohemi dhe prej kësaj zgjedhim t’i mbajmë gjërat përbrenda në pritje se mos tjetri vepron i pari, keshtu është sikur ja leme fatin e dëshirave tona faktoreve të jashtëm dhe nuk e marrim drejtimin e tyr në duart tona. Ti po kërkon ndihmë dhe në titull shënon “si t’i them që e dua”. Pra duket e qartë që ke dëshirë t’i flasësh ndjenjat e tua, por ndoshta arsyet që pëmenda me lart mund të jenë pengesa, e jo se nuk di t’i shprehësh ato.
Shpesoj të marrësh vendimin më të mirë për ty dhe të bësh atë ç’ka vërtet ti dëshiron.
Të përshëndes!
Klodjana
Dua ti them se e dua po kam frik mom those jo