Ada 10.10.2019
Pas nje jete shume aktive studentore ..me rastisi qe te bej je vit pushim ku pjesen me te madhe te kohes mendoja negativisht dhe si pasoj kisha ankth. Nje mjek kardiolog me tha e ke ngaqe rri kot aktivizohu. Si te rikthehem te ajo forc qe kam pasur dhe e di qe e kam.akoma brenda vetes. .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Ada,
Faleminderit që na ke kontaktuar. Nga përshkrimi i shqetësimit tënd kuptoj që je duke kaluar një periudhë jo të thjesht. Ti ke arritur ta identifikosh vetë se cili është një ndër burimet e shpetësimit tënd.
Të kaluarit e një viti pasiv pasi ke qënë e angazhuar për një kohë të gjatë ka krijuar rrethana të tilla që kanë motivuar tek ti këto mendime negative. Pasiviteti në moshën tënde mund të krijoi ndjesi të të qenit e padobishme ose ndjesi e të qenit jomjaftueshëm e mirë për t’u angazhuar si gjithë bashkëmoshatarët.
Megjithatë jam e interesuar të kuptoj pak më shumë natyrën e këtyre mendimeve negative që të kanë munduar këto kohë. A mund të më tregosh pak më shumë mbi to? Çfarë mendimesh janë konkretisht?
Mendoj se është e rëndësishme t’i krijosh vetes mundësinë t’i kuptosh të tilla mendime dhe arsyen pse janë aty me shpresën që në këtë mënyrë t’I largosh pasi të marrin shumë energji dhe ta bëjnë të pamundur t’u përkushtohesh aktiviteteve të tjera.
Nuk e di se cilat mund të jenë rrethanat e tua që ndoshta kanë kontribuar në këtë pasivitet që je duke përjetuar, por nëse ke mundësi do të të inkurajoja të guxoje të kërkoje mundësi rreth teje që mund të të ndihmojnë të gjesh ritmin e humbur e të vihesh në lëvizje.
Mund të aplikosh në nje vend të ri pune ose në një trajnim për diçka që të apasionon dhe të zgjon interesat. Krijoi vetes mundësinë për t’u njohur me njërëz të rinj që mund të të motivojnë për dhe të të mbajnë në kontakt për angazhime të mëtejshme.
Nëse do kesh dëshirë të ndash më shumë për përjetimet e tua e mirëpres përgjigjen.
Të uroj ta rigjesh veten dhe gjithë të mirat,
Dorina