Elsa.. 10.10.2019
Pershendetje .un kam 6 vjet qe jetoj me akth.gjithcka ndodhi kur un isha ne nje shtet te huaj larg familjes dhe gjate punes me ra te fiket..nuk e kuptoja pastaj cfar me ndodhte doja te mos rrija vet ..nqs se isha vet me kapte panik ankth cdo gje me shembshe ..kisha problem me frymarrjen zemra me rrihnte fort doja te vidhja doja te ikja ku te kishte dike qe te humbja mendjen.kjo gjendje ka prej 6 vjetesh qe nk me largohet.edhe sot un nuk dal nga shpia pa dike dua te jem gjithm e shoqeruar me kap ankthi per gjen me te vogel.mundohen ta kontrolloj por e pamundur..kam tentuar te pi xanax pa rekomandim te doktorit por kam pas frik per prob anesore ..mund te kem pire shume pak kur e kam pare gjendjen time rend.nuk e di si mund te dal nga kjo gjendje..ju lutem me rekomandoni nje ilac nje terapi sepse kam nevoj.pres pergj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! E kuptoj gjendjen tuaj pasi vuaj dhe vet nga ankthi .ti vuan nga ankthi gjeneralizuar. Por mos u shqrtso ..xanax sta rekomandoj pasi ka efekte anesore . shko konsultohu me nje psikiatre ????
Përshëndetje Elsa,
Të falenderoj që na ke kontaktuar. Je padyshim duke kaluar një situatë të vështirë dhe sa më shumë që kalon koha aq më të rëndë mund ta ndihesh problemin tënd. Me sa po kuptoj largësia nga familja dhe nga sfidat që të vendos përball një vënd i ri kanë qenë katalizatori i niveleve të larta të ankthit. Ky fillim i vështirë dhe pamundësia për ta trajtuar që në filim ka ndikuar në këtë periudhë të gjatë pasigurie dhe ankthi që je duke kaluar. Si fillim duke qene se përjetimet e tua janë kaq të forta sa të duhet të të shoqëroi dikush për të dal nga shtëpia do të të këshilloja që të bëje një konsultë me një mjek që të ketë mundësinë të gjykoi nëse ke nevoj për tu qetësuar si fillim me ndonje lloj medikamenti anksiolitik apo jo. Të sugjeroi që në asnjë moment mos të marrësh medikamente pa rekomandim. Nuk është e këshilluaeshme dhe mund të kenë efekte jo të dëshirueshme në momentin që nuk administrohen sic duhet.
Nëse do e kishe të mundur do të të këshilloja dhe të inkurajoj fortë të kërkosh ndihmën e një psikoaterapisti. Është shumë e rëndësishme tʹi japësh mundësinë vetes ta eksplorosh këtë gjendje që të kaplon dhe ta bënë kaq të vështirë jetën e përditshme. Duke e kuptuar më mirë këtë gjenjde do kesh mundësinë së bashku me psikoterapsitin/en të gjesh mënyrat për ta menaxhuar më mirë. Është proces i gjatë dhe i dhimbshëm pasi do të të duhet të biesh në kontakt me gjithë ndjesitë e forta dhefrikërat që ke përjetuar përgjatë kësaj periudhe të vështirë, por është kjo mënyra për tʹu forcuar.
Ankthi si përjetim është si një frikë e fortë ndaj një rreziku të fantazuar që realisht nuk është aty, por kjo nuk e bënë më pak të vërtëtë për ty që je duke e ndiher frikën. Largimi nga shtëpia dhe nga shteti në një farë niveli mund të ketë nxitur tek ti shumë frikera të tilla që të kanë lënë në këtë gjendje të vazhdueshme pasigurie. Madje mendoj që ka qenë traumatike për ty.
Elsa besoj se duke punur me dikë seriozisht mbi këto ndjesi mendoj se ke për t’ja dal të rigjesh balancën. Nëse do ndihesh nevojën për të më treguar më shumë mbi ato cka ndihen të mirëpres.
Të uroj gjithë të mirat,
Dorina